Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të kënaqur, presin më shumë nidhmë nga Beogradi
Lokale

Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të kënaqur, presin më shumë nidhmë nga Beogradi

05.Feb.2017 18:13
0
Kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë shprehur të kënaqur me mjetet e ndara nga Trupi Koordinues i qeverisë në Beograd, shkruan Titulli.com.

Zoran Stankoviq, kryetar i këtij institucioni theksoi se për vitin 2017 është ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë dhe se qeveria e Serbisë ndan edhe mjete tjera  siç janë bursat, libra shkollor falas dhe subevencione të ndryshme.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka thënë se vetëqeverisja lokale ka ralizuar me sukses 100% të mjeteve të parapara për vitin 2016 dhe ka shtuar se nevojiten plane strategjike aty ku papunësia është më e madhe se 60%.

“Rritja e buxhetit për 5.2 milion dinarë në krahasim me vitin e kaluar është një lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për kërkesat tona. Qeveria duhet ta shtoj qasjen dhe praninë ka vendi jonë”, ka deklaruar Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, transmeton Titulli.com.

Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës ka vlerësuar iniciativën që viteve të ardhshme mjetet nga Trupi Koordinues të ndahen në bazë të kriteriumeve që do të caktohen në të ardhmen e afërt./Titulli.com/

Ardita Sinani kundër ndërrimit territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë
Konkurs: Ftesë për doganierë të rinj në Konçul dhe Merdare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration