Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të kënaqur, presin më shumë nidhmë nga Beogradi
Kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë shprehur të kënaqur me mjetet e ndara nga Trupi Koordinues i qeverisë në Beograd, shkruan Titulli.com.Zoran Stankoviq, kryetar i këtij institucioni theksoi se për vitin 2017 është ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë dhe se qeveria e Serbisë ndan edhe mjete tjera siç janë bursat, libra shkollor falas dhe subevencione të ndryshme.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka thënë se vetëqeverisja lokale ka ralizuar me sukses 100% të mjeteve të parapara për vitin 2016 dhe ka shtuar se nevojiten plane strategjike aty ku papunësia është më e madhe se 60%.
“Rritja e buxhetit për 5.2 milion dinarë në krahasim me vitin e kaluar është një lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për kërkesat tona. Qeveria duhet ta shtoj qasjen dhe praninë ka vendi jonë”, ka deklaruar Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, transmeton Titulli.com.
Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës ka vlerësuar iniciativën që viteve të ardhshme mjetet nga Trupi Koordinues të ndahen në bazë të kriteriumeve që do të caktohen në të ardhmen e afërt./Titulli.com/