Bujanoci pa Skënderbe, PPBS kërkon vendosjen e përmendores Karagjorgje Petroviq
Lokale

Bujanoci pa Skënderbe, PPBS kërkon vendosjen e përmendores Karagjorgje Petroviq

14.May.2015 23:33
0

Këshilli Komunal i Partisë së Pensionerëve të Bashkuar të Serbisë (PPBS) në Bujanoc njëzëri ka sjellë vendimin për marrjen e iniciativës për ndërtimin e përmendores apo një simboli tjetër, si pllakë përkujtimore me pamjen e Karagjorgje Petroviqit, në sheshin në qendër të Bujanocit, i cili mbanë edhe këtë emër.

PPBS në kumtesën e lëshuar të enjten thekson se rreth kësaj iniciative do të njoftohen të gjitha institucionet shtetërore.

“Vlerësojmë se është e patolerueshme që në ceremoni me rastin e hapjes së rikonstruimit të sheshit Karagjorgje, më 8 maj, të mos thuhet asnjë fjalë për emrin zyrtar të saj, por kryetari i komunës Nagip Arifi përfaqësuesve të medias i thotë se po “hapet SHESHI I QYTETARËVE”, për të cilën në të ardhmen këshilltarët e Kuvendit Komunal të Buanocit do të deklarohen, ndërsa fjalën e fundit e jep Ministria për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale”, thuhet në kumtesë.

Mëtej në kumtesë theksohet se me këtë deklaratë paralajmërohet ndryshimi i emrit të sheshit Karagjorgje, i rikonstruar me paratë e taksapaguesve.

“Kundërshtojmë paralajmërimet e tilla të cilat shqetësojnë, edhe ate më shumë pasi me rastin e ndryshimit të 22 emrave të rrugëve në Bujanoc, sheshi Karagjorgje ka mbajtur emrin. Kështu edhe duhet të mbetet, ndërsa ne nga Këshilli Komunal i PPBS-së njëzëri jemi të vlerësimit se Karagjorgje Petroviq meriton një përmendore artistike në sheshin e cili mban emrin e tij, i cili ishte dhe do të mbetet shesh i të gjithë qytetarëve”.

Përmes kësaj kumtese ky subjekt politik serb i kujton “harruesve” që në fasadën e Shtëpisë së Kulturës të kthejnë emrin e saj Vuk Karaxhiq, emër të cilën e mban ky institucion, i cili është fshirë me rastin e rikonstruimit të sheshit Karagjorgje.

“E gjithë kjo me arsyen që me emër dhe mbiemër të dihet se kush dhe si quhet në Bujanocin shumëkombësh, në mënyrë që ‘rastësisht’ diçka ‘rrugës të harrohet dhe humbet’...”, përfundon kumtesa./Titulli.com/ 

 

>>Sheshin e Bujanocit qytetarët e “emërtojnë” Skënderbe

 

 
"Beogradi tentoi që incidentin në Kumanovë ta lidh edhe me Luginën" (Video)
Pakica shqiptare në Serbi e (pa) kënaqur me përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration