Lokale
Bujanoci nuk ka ujë të mjaftueshëm, nxjerrja e zhavorrit në lumin Morava
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi deklaroi për jugpress se komuna edhe këtë verë ka problem me ujë, për shkak të nxjerrjes së pakontrolluar të zhavorrit nga lumi Morava.
"Këtë çështje e kemi informuar në mënyrë të përsëritur institucionit të ngarkuar “Srbijavode”, inspektimit, policisë. Njerëzit që e nxjerrin zhavorrin nga lumi dëmtojnë edhe furnizimin tonë me ujë nga puset”,tha Arifi.
Sipas tij nga drejtoria e ujërave “Serbijavode” është marrë përgjigje se ata nuk i kanë dhënë pëlqimin askujt për nxjerrjen e zhavorrit nga lumi, por atje janë të qetë për të punuar çdo ditë.
“Unë kam mësuar nga inspeksioni komunal edhe pse nuk janë kompetent, njerëzit që bëjnë nxjerrjen e zhavorrit nga lumi nuk kanë leje për të bërë këtë, por ata ende punojnë dhe askush nuk e ndalon atë. Ne kemi kërkuar ndihmë nga policia ", ka thënë Arifi.
Për shkak të problemeve me ujë, kemi bërë kufizime të shërbimeve më ujë në mënyrë që të gjithë qytetarët të furnizohen barabartë me ujë, është shprehur Arifi.
"Këshilli Komunal i Bujanocit ka miratuar propozimin e Ndërmarrjes Publike-Komunali për të bërë kufizime në furnizimin me ujë për dy deri në tre orë në ditë," tha Arifi, duke shtuar se "burimi i këtyre kushteve nuk ka kapacitet për të non-stop të furnizim me ujë.
“Këtë vit së bashku me programin PROGRESS është bërë një studim rreth kësaj problematike se shumë shpejt do të fillojnë procedurat për hapjen e dy burimeve të reja edhe pse në 4 vitet e fundit nuk është hapur asnjë pus uji”, deklaroi Arifi.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!