Bujanoci me potenciale të turizmit, komuna të angazhoj inspektor
Lokale

Bujanoci me potenciale të turizmit, komuna të angazhoj inspektor

24.Sep.2018 08:56
0

Komuna e Bujanocit ka një potencial të zhvillimit të turizimit por mungesa e inspektorit të turizmit dhe buxheti i ë ulët për përkrahjen e turizmit pengesë kryesore.

Drejtori i “Qendrës Turistike” në komunë të Bujanocit,  Ahmet Kadriu për Titulli.com deklaroi ka vende turistike të cilat janë edhe duke u shfrytëzuar pjesërisht.

“Komuna e Bujanocit ka mjaft vende turistike siç është banja e Bujanocit, liqeni dhe kalaja e Kërshevicës. Këto vende turistike janë duke u shfrytëzuar parcialisht nga qytetarët në përjashtim të kalajës së Kurshevicës e cila është e bllokuar”, tha  Kadriu.

Ai gjatë biseës për Titulli.com u shpreh organizata që ai e drejton do të marrë edhe në panaire të ndryshme të turizmit të cilat janë të planifikuar për këtë vit.

 “Ne si qendër turistike kemi qenë edhe në panairin e turizmit në Beograd si dhe atë të Novi Sadit ku kemi prezantuar vendet turistike të Bujanocit, gjë të cilën do e bëjmë prapë pasi që vetëm se kanë filluar përgatitjet për pjesëmarrje në panaire turistike”, theksoi Kadriu.

Në vazhdim Kadriu shtoi se mungesa e inspektorit të turizmit po i sjell komunës së Bujanocit e në veçanti qendrës turistike humbje në mbledhjen e të hyrave buxhetore.

“Ne kemi mungesë të inspektorit të turizmit e kjo na shkakton probleme në mbledhjen e taksave gjë që përkthehet në humbje të të hyrave buxhetore. Komuna e Vrajës e cila posedon edhe inspektorin e turizmit mbledh taksa shumë herë më shumë se ne me afro pesë milion dinarë në vit” tha drejtori Ahmet Kadriu për Titulli.com.

Sipas të dhënave nga qendra turistike komuna e Bujanocit posedon afro 1.240 bujti apo vende të qëndrimit nga të cilat ajo në vitin 2016 ka përfituar vetëm 62.000 dinarë kurse në vitin 2017 ajo ka përfituar 39.000 dinarë e në krahasim me qytetin e Vrajës kjo shifër është me dhjetëra herë më e vogël.

Qendra turistike, themelues ka kuvendin e komunës së Bujanocit dhe  ka një buxhet vjetor në vlerë prej 8 milion dinarë ndërsa  të punësuar janë 6 punëtorë në kohë të pacaktuar si dhe ka angazhuar 8 praktikant./Titulli.com/

Artikuj të ngjashëm

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration