Bujanoci me bibliotekë ambulante verore
Në sheshin e qytetit në Bujanoc është vendosur një dollap me afro 40 libra të cilat do të jenë në shërbim të lexuesve dhe që mbanë emrin e donatorit.Përfaqësuesit e komunës së Bujanocit së bashku me donatorin Durgut Aliu pronar i spitalit “Lindja” në Prishtinë e dhjetëra persona tjerë përuruan mini-bibliotekën ambulante.
"Merr, lexo, ktheje" është mesazhi që mund ta lexoni në këtë mini bibliotekë, prandaj ftohen të gjithë qytetarët e Bujanocit që së pari t'i përdorin për t'i lexuar këto libra, t'i ruajnë, e më pas edhe ta pasurojmë me tituj të ri këtë bibliotekë dukë lënë nga një libër në të”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit të publikuar në facebook.
Kohë më parë biblioteka kryesore e qytetit është ankuar se ka lexues të pakët të librit por gjithashtu një pjesë e shoqërisë është orientuar drejt leximit online./Titulli.com/