Bujanoci kërkon në Ministrinë e Arsimit licencimin e mësimdhënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës
Lokale

Bujanoci kërkon në Ministrinë e Arsimit licencimin e mësimdhënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës

04.Nov.2016 10:46
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasani gjatë takimit me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë, Dragan Sharçevic kanë inicuar zgjidhjen e problemit të licencimit të mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

Ky problem është duke u zvarritur me vite , dikur licencimi është organizuar në Preshevë e me herët edhe në Nish e tani kjo mund të bëhet vetëm në Beograd në Ministrin e Arsimit .

Kjo formë padyshim paraqet vështirësi , pengesa për mësimdhënësit shqiptare e sidomos në kompletimin e dokumenteve , pengesa në gjuhë dhe largësia që kërkon shpenzime shtesë”, kanë thënë përfaqësuesit nga Bujanoci në takim.

Ndërsa shërbimi i departamentit të shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore pranë administratës komunale në Bujanoc është duke i kompletuar kërkesat për lincencë nga shkollat fillore dhe të mesme.

Ky shërbim ka njoftuar se në takimin e radhës me ministrin Dragan Sharçeviq krahas temave tjera, do të shqyrtohet edhe mundësia e organizimit të licencimit (dhënies së provimit profesional) në Bujanoc./Titulli.com/

Novi Sad: Konferenca e 5-të rajonale për mediat e pakicave "Komunitetet e kohës së re"
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rrahmani takohet me kryetarin e Bujanocit Kamberi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration