Bujanoci kampion me media të regjistruara por e dështuar me gazetari?
Gjatë tryezës së diskutimit për gjendjen e lirisë së medias të mbajtur në Bujanoc është vlerësuar se gazetaria në gjuhën shqipe është zbehur për shkak të përkrahjes së mjeteve propagandues politike lokale.Jeton Ismaili, gazetar dhe drejtor në RTV “Spektri” u shpreh se asnjëherë nuk ka pasur më shumë media e më pak gazetari në komunën e Bujanocit e mos të flasim për profesionalizëm, shkruan Titulli.com.
Ai theksoi se me vetëm 3000 dinarë mundësohet regjistrimin i një mediumi në institucionet përkatëse por persona të caktuar kanë humbur edhe vlerën e gazetarisë të cilët as nuk dinë të shkruajnë.
Ismaili tha se është edhe për keqardhje që përmes fondeve publike po financohen këto të ashtuquajtur media dhe gazetarë.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, komuna e Bujanocit është kampion në numrin e medias në krahasim më numrin e banorëve dhe të regjistruar janë 18 media lokale./Titulli.com/