Bujanoci “jep një pjesë të zemrës” për Tanën
Lokale

Bujanoci “jep një pjesë të zemrës” për Tanën

16.Sep.2013 21:00
0
Në qytetin e Bujanocit sot vazhdoi aksioni humanitar për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për shërimin e Tana Sabedinit nga Presheva që vuan nga një sëmundje e zemrës. Edhe pse të hënën mbretëroi mot me shi vullnetarët e Zyrës për të Rinj nga Presheva e Bujanoci, OJQ “Iniciativa qytetare” si dhe nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” drejtimi i mjekësisë, arritën që të grumbullojnë rreth 1300 euro për të shpëtuar Tanën e vogël. Siç i tha Titullit kryetari i Zyrës për të Rinj në Preshevë Agon Ajeti, shuma e grumbulluar do të kishte qenë edhe më e madhe po të mos ishte moti i ligë pasi vullneti i qytetarëve për të ndihmuar, ekzistonte. Ai me këtë rast tha se aksioni në Bujanoc nuk do të ndalojë, duke vazhduar me pika të reja grumbullimi të mjeteve me qëllim që sa më shpejt të sigurohen mjetet e nevojshme për shërimin e Tanës. “Aksioni do të zhvillohet gjatë tërë javës nëpër shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Bujanocit, ndërsa me ndihmën e Bashkësisë Islame kutitë për grumbullimin e të hollave do të vendosen edhe në xhamitë e kësaj komune”, u shpreh Ajeti. Vazhdimin e aksionit e konfirmoi edhe Vjollca Aliu përfaqësuese e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, duke thënë se grumbullimi i ndihmave për vogëlushen nga Presheva do të vazhdojë deri në fund të javës. Në dy aksionet e iniciuara nga Zyra për të Rinj në Preshevë dhe ai i cili u zhvillua sot në Bujanoc janë grumbulluar rreth 10200 euro, 8900 në Preshevë dhe 1300 euro në Bujanoc. Organizatorët me këtë rast i bëjnë apel edhe mërgimtarëve që të kontribuojnë në shërimin e Tana Sabedinit, për shërimin e së cilës nevojiten 50 mijë euro./Titulli.com/ Instruksionet për të ndihmuar nga diaspora ProCredit Bank, Presheve  MAJLINDA SABEDINI IBAN:  RS35 2206 330 0000 4156 12 SWIFT:  PRCBRSBG
SHHLP ndanë tre bursa për tre student nga Lugina
DW-Akademi në redaksinë e Titullit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration