Bujanoci e Presheva lënë nën hije Gala mbrëmjen e Prishtinës (foto)
Lokale

Bujanoci e Presheva lënë nën hije Gala mbrëmjen e Prishtinës (foto)

01.Feb.2014 23:48
0
Në Bujanoc të shtunën në  mbrëmje është zhvilluar takimi mes Fondit Humanitar të Kosovës Lindore dhe përfaqësuesve të bizneseve që veprojnë në komunë të Bujanocit, për të vazhduar aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës. Mbrëmja me dhjetëra afaristët e kësaj komune ka befasuar për të mirë edhe vet përfaqësuesit e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL), me pjesëmarrjen e tyre në mënyra të ndryshme për të kontribuuar në ndërtimin e shtëpive në këtë komunë. Fondi-Humanitar-5 Kryetari i FHKL Xhelal Memeti para të pranishmëve në restorant “Rozafa” në Bujanoc theksoi se deri në këto momente janë grumbulluar mjetet për ndërtimin e 14 shtëpive, 7 në komunë të Bujanocit, 6 në atë të Preshevës si dhe 1 në Medvegjë, duke thënë se kjo është vetëm faza e parë e ndërtimeve të shtëpive. “Gjithsejtë janë dorëzuar 214 kërkesa, nga Presheva 103 kërkesa, Bujanoci 84, dhe nga Medvegja 27 kërkesa nga familjet me kushte të rënda jetese”, u shpreh kryetari i Fondit, Xhelal Memeti, raporton Titulli. Por ajo që befasoi në këtë mbrëmje ishte pjesëmarrja e afaristëve nga kjo komunë të cilët nuk hezituan t’i përgjigjen vazhdimit të këtij aksioni humanitarë me mjete të ndryshme. Fondi-Humanitar-6I pari ishte Nexhat Behluli i cili premtoi se kompania e tij “Elhan Commerce-Spektri” do të ndërtojnë dy shtëpi, duke i furnizuar me material ndërtimor, një në vitin 2014-të dhe një tjetër gjatë vitit 2015-të. Ky njëherit edhe ishte donacioni më i madh në këtë mbrëmje, ndërsa më pas nuk ndaluan donacionet edhe nga afaristët e tjerë që veprojnë në këtë komunë dhe jashtë saj. “Pushtetet po vijnë e po shkojnë, ndërsa problemet po mbesin. Fatkeqësisht popullata po shpërngulet. Gala mbrëmjen në Prishtinë përveç aspektit humanitarë e kemi bërë që më vonë shqiptarët të mos thonë se nuk e kemi ditë se çfarë po ndodhë në Luginë”, tha kryetari i FHKL, Xhelal Memeti, duke i ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkëngjiten halleve tone sikurse ne që iu bashkëngjitëm ndihmës për Kosovë e Maqedoni. “Ka ardhur momenti i konkretizimit të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë” tha para të pranishmëve sekretari i FHKL, Adnan Ymeri i cili njëherit dha edhe sqarimet rreth mënyrës se si mund të shumëfishohen ndihmat për ndërtimin e shtëpive, duke bashkëpunuar mes vete afaristë të ndryshëm dhe në koordinimi me Fondit me seli në Zvicër. Fondi-Humanitar-1 Ahmet Bektashi, nënkryetar i FHKL-së me këtë rast falënderoi për pjesëmarrje të pranishmit përderisa tha se një organizim i tillë ka kohë që i ka munguar rajonit. Bektashi nga Bujanoci, i cili jeton në Zvicër, nuk harroi të përmend rastin e një plaku nga Tërnoci, që e kishte prekur shumë. Siç tha ai bëhet fjalë për plakun 72 vjeçar Dali Adili nga Tërnoci  i cili nga pensioni i tij prej 10.000 dinarëve që kishte marrë, 5.000 ia kishte dorëzuar Fondit Humanitar. Fondi-Humanitar-4 “Nuk mund ta harrojë këtë rast i cili më ka motivuar edhe më shumë në përmbushjen e këtij misioni fisnik”, u shpreh ndër të tjera nënkryetari Bektashi. Shtëpitë që do të ndërtohen në lokacione të ndryshme të komunave në jug të Serbisë do të kenë një hapësirë prej 72 deri 75 metra katrorë, 3 dhoma, 1 për pritjen e mysafirëve, 2 të gjumit, kuzhinën, banjë, korridorin etj. Krejt në fund të mbylljes së dy gala bramjeve të mbajtura në Luginë, të premten në Preshevë dhe të shtunën në Bujanoc, doli se do të arrihen të ndërtohen më shumë se 14 shtëpi nga mjetet që ishin siguruar nga donatorët. Fondi-Humanitar-3 Në gala mbrëmjen e së shtunës të zhvilluar në Bujanoc kontribuuan në mënyra të ndryshme këta afaristë: “Elhan Comerce” – Nexhat Behluli, furnizimin e materialit ndërtimor për dy shtëpi, në dy  faza, një në vitin 2014 dhe një 2015-të; “Bredhi”, Gjilan- Enis Murati, konfirmoi ndihmën prej 30 dyer për dhomat në fazën e parë; “Mahagoni”- Adem Arifi, dritare për një shtëpi; “Shaipi”- Shaip Hyseni, punën e instalimeve sanitare, punë dore, 5 shtëpi; BL e Breznicës nga një shtëpi të siguruar nga FHKL do të ndihmojnë për të ndërtuar dy shtëpi; BL e Bilaç nga një shtëpi të siguruar nga FHKL do të ndihmojnë për të ndërtuar dy shtëpi; “Elvisi”- Elvis Shabani, kontribuon për instalimin e rrymës për 3 shtëpi, punë dore; Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit ka dhënë 2 paga mujore – 2.000 mijë euro; “Termo Al- Plast”- Faruk Tusuni, 2 dyerë të hyrjes; “Blini”- Suad Rashiti, ofron 3 kuzhina dhe 5 divane “Al Star”- Burhan Alimi, për fazën e parë, dritare për një shtëpi; “Emiterm”- Enis Amidi, për punë dore, për fazën e parë 5 shtëpi; “Al Plast Pura”- Isak Sabedini, dritare për 3 shtëpi; “Fatlumi”- Xhemal Bajrami, materiale për ujë dhe kanalizimi për dy shtëpi , faza e parë; “Lipa”- Suad Zeqiri, për 4 shtëpi dyert e dhomave; “Altini” Fitim Destani, teneqe punuese -Tërnoc, ulluqe për 2 shtëpi; “Gonex”- Mendim Salihu, ofron blloqe për një shtëpi; “Peonia”- Lulzim Ismaili, ofron materialin e rrymës elektrike për 4 shtëpi; “Sela Commerc”- Selami Ibrahimi, rrënimi e shtëpive të vjetra dha bartjen e zallit për 7 shtëpi; “Euroskandik”- Mitat Duqa, për fillim 4mijë copë blloka; “Termopan glas”- Visar Maliqi, dritare për dy shtëpi; “As-moler”- Sami Avdiu, ngjyrosjen e 3 shtëpive; “Alu Plast Doni”- Ridvan Bajrami, dy dyer të hyrjes; Mexhid Leska, mjeshtër Tërnoc, ndërtimin e një shtëpi, punë dore; Përfituesit e 14 shtëpive në Luginë të Preshevës nga të hollat e grumbulluara në aksionin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore janë: 20140201_205315
KDNJ fton studentët e Luginës të marrin pjesë në protestë
Musliu: Në mesin e liderëve të Luginës ka përçarje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration