Lokale
Bujanoci drejt formimit të shoqatës së grave të biznesit
Në ambientet e zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc, është mbajtur një takim më një grup të grave nga Bujanoci dhe është biseduar për themelimin e një shoqate të ndërmarrëseve nga Bujanoci.
Shoqata e grave të biznesit është një projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zyra për bashkëpunim më shoqërinë civile "IPA".
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i premtoi përkrahje kësaj nisme që do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve ekonomike në nivel lokal dhe se do ta kenë përkrahjen e donatorëve të huaj në këtë drejtim.
“Pushteti lokal i komunës së Bujanocit është duke i dhënë përkushtim të posaçëm zhvillimit ekonomik dhe po i ndihmojmë grat që bizneset e vogla të tyre të zhvillohen. Në do t’ju ndihmojmë në formimin e shoqatës për zhvillim ekonomik lokal të grave dhe gjithashtu do të ju ndihmojmë financiarisht në të ardhmen për aktivitetet tuaja”, tha Arifi.
Ky është një projekt që realizohet në gjashtë komuna të Serbisë, Nish, Kragujevc, Çaçak, Valjevë, Novi Pazar dhe Bujanoc.
Fazila Azemoviq, nga zyra për zhvillim ekonomik lokal tha se kjo nismë është pjesë e projektit “Gratë po avancohen” dhe se do të ndikojë dukshëm në bashkëpunimin me shoqatat tjera të llojit të këtillë në Serbi.
Edhe gratë gjatë këtij takimi janë shprehur të kënaqura për formimin e shoqatës se grave të biznesit që do të rrisë interesimin për zhvillimin e biznese të vogla lokale apo edhe vetëpunësimit.
Shoqata e grave të biznesit që po formohet në Bujanoc do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve për zhvillimin e ndërmarrjeve të grave dhe do të forcojë rolin e gruas drejt zhvillimit ekonomik./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!