Bujanoci dhe Presheva përfitojnë donacion nga Japonia me vlerë prej 140 mijë euro
Lokale

Bujanoci dhe Presheva përfitojnë donacion nga Japonia me vlerë prej 140 mijë euro

25.Feb.2016 13:46
0
Qeveria e Japonisë do të sigurojë rreth 537.000 euro për avancimin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ambientit në Serbi, kryesisht për komunat e prekura nga kriza e refugjatëve, shkruan Titulli.com.

Sipas njoftimit të ambasadës së Japonisë në Beograd, ndihmat do t’i ndahen nesër në një ceremoni solemne komunave Shid, Bujanoc, Bosilegrad, Dimitovgrad, Preshevë dhe Trgovishtë.

Komuna e Bujanocit nga ky donacion do të përfiton një veturë-ambulance me pajisje mjekësore dhe një maune me rezervuar uji me vlerë të përgjithshme prej 109, 050 euro.

Ndërsa për komunën  e Preshevës  është siguruar një veturë-ambulance me vlerë prej 31.000 euro.

Kontratat e donacioneve do të nënshkruhen  të Premten (26 Shkurt) në ambasadën e Japonisë në Beograd./Titulli.com/

Funksionari që nuk deklaron pronën apo jep të dhëna te rrejshme, mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në pesë vite burg
Bulatoviq: Shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane (Video/Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration