Bujanoci dhe Kamenica me lidhje organike, Arifi kërkon mbështetje për fond nga qeveria e Kosovës
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi e ka pritur një delegacion të komunës së Kamenicës të kryesuar nga kryetari Qëndron Kastrati, shkruan Titulli.com.
Arifi në konferencë për media tha se ka njoftuar për përbërjen e re të administratës komunale dhe gjendjen me Covid-19.
“Kërkova nga kryetari Kastrati që të ndikojë në institucionet e Kosovës që në të ardhmen të kemi një fond buxhetor të posaçëm për Luginë e Preshevës nga buxheti i Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash Arifi, përcjellë Titulli.com.
Ai theksoi gjithashtu se do të punojnë në të ardhmen për projekte të përbashkëta nga IPA fondet evropiane.
Kastrati u shpreh se Kamenica dhe Bujanoci kanë lidhje organike por po na pengojën disa punë administrative por se duhet të punohet në të mirë të lëvizjes së qytetarëve nga këto dy vende.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vizituar edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe deputetët popullor shqiptarë./Titulli.com/