Bujanoci, aty ku basketbolli mposht ndasitë etnike
Lokale

Bujanoci, aty ku basketbolli mposht ndasitë etnike

13.Mar.2019 19:09
0

Basketbolli po tenton të anulojë ndasitë etnike në Luginën e Preshevës. Një grup adoleshentësh janë bashkuar në një skuadër të quajtur “Play017”, duke bërë që në parket të fshihen të gjithë kufijtë.

 Askush nuk flet për të qenit serbë, shqiptarë apo romë. Të rinjtë janë të fokusuar më shumë në përmirësimin teknik, pa menduar për tensionet politike që janë në këtë rajon kufitar.

Lugina e Preshevës ka një popullsi prej 70 mijë banorësh, gjysma e të cilëve përballen me varfërinë. Është i vetmi territor me popullsi shqiptare që është në zotërim të Serbisë, që pas shkëputjes së Kosovës pas luftës në vitet 1998-’99.

Por, nga gjysma e vitit 2018 filluan të qarkullonin zërat se ky rajon mund t’i dorëzohet Kosovës, me synim normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, me këtë të fundit që ende refuzon njohjen e shtetit të Kosovës.

Është krijuar gjithashtu frika se, ndryshimi i kufijve mund të thellojë ndasitë etnike në Ballkan dhe serbët e Preshevës mund të hyjnë brenda kufijve të Kosovës. Por, trajneri i “Play 017”, Nenad Stajiç refuzon që këto spekulime të ndërhyjnë te skuadra.

“Ky është një klub sportiv, nuk njeh besim fetar, kombësi, ngjyrë lëkure, politikë. Jemi një skuadër, jemi ‘Play017’, kemi të njëjtin qëllim: fitoren e ndeshjeve”, tha ai për topchanel.

Ndryshe nga skuadrat e tjera në rajon, në këtë klub, emri i të cilit i referohet një prefiksi telefonik lokal, është krijuar një miqësi e rrallë mes sportistëve që vijnë nga komunitete të ndryshme, që janë pjesë e një qyteti ku ndarja është e dukshme.

“Trajneri hapi dyert për mua dhe më ofroi respektin e skuadrës së tij. Ishin vitet më të bukura, por edhe më të vështirat në jetën time sportive, pasi gjithçka ndodhi menjëherë pas luftës”, thaAlmir Selimi.

Lojtarë si këta, serbë apo shqiptarë, në të ardhmen mendojnë të lënë rajonin dhe t’i ikin varfërisë, por për momentin ata ndajnë të njëjtën ëndërr: NBA-në!

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration