Bujanoc: Zjarri nën kontroll
Lokale

Bujanoc: Zjarri nën kontroll

05.Aug.2012 18:16
0
Hyri në ditën e tretë “lufta” e zjarrfikësve në kompleksin me pisha në mes të liqenit të Bujanocit dhe fshatit Bogdanoc Drakça Stanojkoviq, shef i shtabit rajonal për luftën kundër fatkeqësive natyrore tha se zjarri është nën kontrollin e njësive zjarrfikësve, ndërsa ky zjarr ka përfshirë një hapësirë prej rreth katër kilometra katrorë, respektivisht 400 hektarë të territorit me pisha. ´Ajo çka kemi arritur është se zjarrin jemi duke e mbajtur nën kontroll. Pra, kemi ndërprerë të gjitha mundësitë që zjarri të zgjerohet edhe në territore tjera apo të rrezikojë jetën e banorëve të fshatit Bogdanoc”, tha Stanojkoviq. Shefi i shtabit kujtoi se në këtë mal me pisha mund të ketë edhe bomba thërrmuese të mbetura nga koha e bombardimeve të NATO-së, andaj çdo përpjekje eventuale për të intervenuar do të vente në rrezik pjesëtarët e njësive të zjarrfikësve. “Është e njohur se druri i pishave shumë shpejt digjet, kështu që kemi vendos që të ndalojmë përhapjen e mëtejme të zjarrit në parcelat fqinje apo fshatra, që për këtë moment është vendimi më i mirë”, tha Stanojkoviq. Mali me pisha dhe hapësira e përfshirë nga zjarret gjendet tre deri në pesë kilometra në juglindje të Bujanocit./Titulli.com/
Të përfshihet Lugina në bisedimet Prishtinë-Beograd
Mjekët nga tetori do të paguhen në bazë të numrit të pacientëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration