Bujanoc: Tekstet që prekin identitetin e shqiptarëve të sigurohen nga Shqipëria dhe Kosova
Lokale

Bujanoc: Tekstet që prekin identitetin e shqiptarëve të sigurohen nga Shqipëria dhe Kosova

15.Aug.2016 14:38
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar sot iu ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë lidhur me caktimin e përkthyesve dhe lektorëve për tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe i paraparë në Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e botimit të teksteve mësimore me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk pranon të caktoj përkthyesit e lektorët nga ana këtij institucioni as nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore e as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, por kërkon që përkthyesit e lektorët të caktohen nga Ministria e Arsimit të Replikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në korespondim ndërministror Serbi – Kosovë – Shqipëri.

Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosova./Titulli.com/

Rrethi i Pçinjës me 5 përfaqësues në parlamentin e Serbisë, Bujanoci me 2 deputet
Reagim: Këshilli Nacional, jo profesional!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration