Bujanoc: Stojadini e akuzon Nagipin për sulm fizik, ky mohon, e quan shpifje
Lokale

Bujanoc: Stojadini e akuzon Nagipin për sulm fizik, ky mohon, e quan shpifje

07.Nov.2014 22:32
0
Bujanocasi Stojadin Aleksiq (58) deklaron se fqiu i tij Nagip Ramadani (57) e ka sulmuar ate në bodrumin e ndërtesës në të cilën jetojnë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç ka thënë Aleksiq, të enjten rreth orës 17h Ramadani ka zbritur në bodrum dhe pas një zënke verbale e ka goditur me dyer të drunjta.

Me lëndime në kokë, Aleksiq është transferuar në departamentin e Kirurgjisë së Qendrës Shëndetësore në Vranjë.

“Zbrita poshtë në bodrum për t’i marrë disa thasë për dru dhe ati gjendej fqiu Nagipi. Nuk e di se çfarë kishte ai, papritmas filloi të bërtas dhe me derën e bodrumit më goditi. Më qëlloi në kokë dhe tha se as Zoti e as Aleksandar Vuçiqi nuk do të munden të më ndihmojnë. Kam marrë fraktura në kafkë. Edhe më tej nuk e kuptojë pse e bëri këtë, pasi që 30 vite jetojmë bashkë dhe jo vetëm që ishim fqinj, por edhe shokë”, thotë Aleksiq, raporton OK Radio.

Pretendimet e tij i mohon Ramadani, duke thënë se Aleksiq i ka ndaluar shfrytëzimin e dritës së  përbashkët në bodrum.

Siç thotë Nagipi, ai me copë dërrase ka goditur llambën dhe jo Stojadinin, ndërsa historia rreth derës dhe lëndimeve është i shpifur.

“Nuk mund të besojë se çfarë tregimi ai ka plasuar. Pse nuk e tregon dokumentin e lëshimit nga spitali ku së fundmi u lëndua në pyll. Këto lëndime të cilat i tregon janë nga kjo kohë. Isha me nipin në bodrum dhe në një moment Stojadini fiku dritën. Kur e pyeta pse po e bënë këtë, mu përgjigj në një gjendje dukshëm të alkoolizuar, se nuk mund të përdori dritën e përbashkët. Kapa dërrasën dhe gjuajta llambën. Dërrasa nuk arriti që të bie as afër tij. Këto lëndime që tani po i tregon janë lëndime nga pylli të cilat i ka marrë kohëve të fundit dhe le të tregojë dokumentin lëshues të spitalit”, shprehet Nagip Ramadani, transmeton Titulli.

Edhe ai konfirmoi se kurrë nuk janë zënë dhe se kanë kultivuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Çka më shumë, siç shpjegon, me Stojadinin janë vizituar dhe kanë ndihmuar njëri tjetrin.

Siç ka mësuar OK Radio në spitalin e Vranjës, në Departamentin e Kirurgjisë, Aleksiq është pranuar të enjten pas orës 20h. Është jashtë rrezikut për jetë, derisa edhe matej është duke u diagnostikuar gjendja shëndetësore.

Policia në Bujanoc ka kryer hetimet rreth këtij incidenti dhe siç na është thënë, kundër të përfshirëve do të ngritet padi. /Titulli.com/

Rama drejt Luginës nën përcjellje të policisë e ushtrisë?! (video)
Bujanoc: Made in "Saba-Bellça"!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration