Bujanoc: Republikanët fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për deputetë popullorë dhe këshilltarë komunalë
Lokale

Bujanoc: Republikanët fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për deputetë popullorë dhe këshilltarë komunalë

12.Mar.2016 08:37
0
Partia Republikane, në krye me Avdil Ramadanin, është subjekti i parë, që nesër fillon me grumbullimin e nënshkrimeve për deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Ky subjekt politik, selia e të cilit gjendet në Sentë të Vojvodinës, me një shtrirje partiake deri në Bujanoc, do të paraqite me një Listë prej 250 kandidatëve të mundshëm për deputetë, prej tyre 10 kandidatë nga komuniteti shqiptar.

Partia Republikane, e cila në kuadër të saj përfshinë pakicat kombëtare në Serbi, gjithashtu, në Komunën e Bujanocit paraqitet në garë me Listën prej 41 këshilltarësh komunalë.

Grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatë të mundshëm për deputetë popullorë dhe këshilltarë komunalë, fillon nesër, në ora 10,oo, në zyrën e Partisë Republikanë, në Bujanoc, Rruga e “Moravës”, nr 226 dhe zgjatë dy ditë.

Kryetari i Partisë Republikane për Bujanoc, Avdil Ramadani, apelon te anëtarësia e gjerë e këtij subjekti politik dhe simpatizuesit e saj, të vijnë për të mbështetur me deklarata nënshkruese Listën për deputetë republikanë dhe Listën për këshilltarë komunalë, ngase me përkrahjen e tyre ndryshmet do të vijnë, jo vetëm në qeverisjen lokale të Bujanocit, por edhe në atë qendrore të Beogradit, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane.

Shqiptarët kërkojnë Qendër Spitalore për Bujanoc e Preshevë
Bujanoc: Shpallet lista e ndihmave financiare për studentët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration