Bujanoc: Republikanët dorëzuan Listën në Komisionin  Komunal Zgjedhor
Lokale

Bujanoc: Republikanët dorëzuan Listën në Komisionin Komunal Zgjedhor

02.Apr.2016 22:35
0
Partia Republikane, në Komisionin Komunal Zgjedhor ka dorëzuar listën e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunalë të Bujanocit.

Kryetari i republikanëve të komunitetit shqiptar, Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti multinacional në Serbi e Vojvodinë, falënderoi mbështetësit e listës së kandidatëve për këshilltarë, duke u zotuar se ky subjekt do të jetë një zë i fuqishëm i elektoratit për të sjellë ndryshime në qeverisjen lokale.

“Zgjedhjet lokale dhe parlamentare, janë të rëndësishme për qytetarët tanë, të cilët duhet me votën e tyre, të zgjedhin më të mirët, ata të cilët në mandatin katërvjeçar, të angazhohen për një Kuvend stabil, efikas dhe të përgjegjshëm, për ngritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve të saj”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Partisë Republikane për Bujanoc, gjatë dorëzimit të Listës zgjedhore në Komisionin  Komunal  Zgjedhor të Bujanocit./Titulli.com/

Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë dhe përgatitjet për zgjedhjet e 24 prillit (video)
Trupi Koordinues dhe efektet e tij në Luginën e Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration