Bujanoc: Qeverisja lokale stimulon ndërmarrjet afariste
Lokale

Bujanoc: Qeverisja lokale stimulon ndërmarrjet afariste

18.Dec.2013 16:04
0
Pushteti lokal i Bujanocit ka nënshkruar sot kontratë me 36 ndërmarrje afariste dhe përmes këtij projekti do të punësohen 43 punëtorë të rinj. Ceremonia e këtij solemniteti është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit dhe të pranishëm përveç udhëheqësisë së komunës ishin edhe përfaqësues nga Enti Republikan për Punësim. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, para të pranishme është shprehur i kënaqur që është sot në këtë ceremoni të nënshkrimit të programeve për zhvillimin e komunës së Bujanocit dhe për punësimin e të rinjve. rtregfgfg“Një përshëndetje e veçantë shkon për Sarita Bradash si përfaqësuese e Entit Republikan të Punësimit e cila që nga fillimi e deri në këto momente na ka përkrahur, kështu që falënderoj për punën që ka bërë njësia këtu në Bujanoc dhe Shërbimi i Vrajës. Po ashtu falënderoj edhe këshillin për punësim e cila ka bërë një punë shumë të madhe dhe ne nga dita e hapjes së konkursit kemi pasur 36 firma në territorin e komunës së Bujanocit që kanë konkurruar në këtë projekt dhe sot do të bëjmë nënshkrimin e punësimit të 43 punëtorëve” është shprehur Arifi. Nga ana tjetër Sarita Bradash nga Enti Republikan për Punësim thotë “Ndjehem e privilegjuar që gjendem sot këtu para jush, ku ne së bashku me Arifin dhe Fazila Azemoviq kemi pasur një qëllim të përbashkët për të zhvilluar këtë rajon dhe mënyra e vetme është rritja e punësimit dhe unë shpresoj se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mire dhe na presin një varg projektesh që kanë pqë qëllim avancimin e situatës socio-ekonomike të rajonit” ka theksuar zonja Bradash. Edhe për Fazila Azemoviq ky është një projekt shumë i rëndësishëm e që përkon dhe me qëllimin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik lokal që është në kuadër të komunës së Bujanocit, ajo para të pranishmëve ka sqaruar procedurën e këtij projekti dhe për konkursin e gjithashtu dhe hapat e mëtutjeshme që do të realizohet ky projekt në përpikëri. Sipas Azemoviq koordinatore e zyrës për zhvillim ekonomik lokal konkurrenca ishte e madhe që nga dita e hapjes së konkursit dhe kjo dëshmon se tek qytetarët dhe firmat e vogla dhe të mesme sërish është kthyer besimi tek autoritete komunale. “Nga të gjithë aplikacionet vetëm njëri nuk i ka plotësuar kriteret dhe është refuzuar, çka do të thotë se të gjitha të tjerat i kanë përmbushur kërkesat e kërkuara në konkurs. rrrrrrrAjo çka mund të them është se në shkurt të vitit të ardhshëm do të jetë dhe një konkurs tjetër i ngjashëm me këtë në komunë të Bujanocit, falënderoj institucionet e lartë përmendura që na kanë përkrahur deri në fund e gjithashtu edhe kryetarin e komunës, doktor, Nagip Arifin, i cili për çdo iniciativë apo di na përkrah”, ka thënë Azemoviq gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni nënshkrimi. Pronarët e disa firmave janë shprehur të kënaqur dhe falënderues ndaj komunës dhe atyre që mundësuan këto punësime që janë shumë të nevojshme për punësimin e të rinjve në komunën tonë. Vlera e këtij projekti kap shumën nga buxheti i komunës së Bujanocit  3 milion 200 mijë dinarë ndërsa pjesa tjetër prej 2 milion e 28 mijë nga programi PBILD./Titulli.com/  
Beqiri takon Prof Dr. Lisen Bashkurtin
Vëllazërimi i kënaqur me sukseset në 2013, bashkëpunimi me Turqinë qëllim kryesorë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration