Lokale
Beqiri takon Prof Dr. Lisen Bashkurtin
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, GalipBeqiri, u takua të enjten në selinë e KKSH-së në Bujanoc me presidentin e Akademisë diplomatike shqiptare, profesor Lisen Bashkurtin.
Gjatë takimit z. Bashkurti u interesua për rrjedhat e përgjithshme të politike të shqiptarëve në Serbi, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Themelimi i KKSH-së është një hap shumë i rëndësishëm në kuptimin që pluralizmin politik të shqiptarëve ta kthejm në unitet institucional, prandaj konsideroj që të gjithë ne duhet ta mbështesimfunksionimin e Këshillit në mënyrë që të bëjmë të mundur realizimin e të drejtave minoritare për shqiptarët që jetojnë në Serbi” theksoj ndër të tjera z.Bashkurti, thuhet në kumtesën e KKSH-së
Nga ana tjetër kryetari Beqiri e ka njoftuar diplomatin shqiptar rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së duke theksuar dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet shtetërore serbe, ndërkohë që ka diskutuar nevojën që çështja e Luginës së Preshevës të jet në agjendën diplomatike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Vizita e diplomatit shqiptar ishte e para në Bujanoc, por sipas Tij ky do të jet një fillim i mbarë në drejtim të zgjidhjes së problematikave tona, ndërkohë qëkohën në vijimme përvojën e Tij personale premtoj se do të mbështes avancimin e proceseve tashmë të filluara./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!