Bujanoc: Punëtorët e ndërmarrjes publike në mëshirë politike
Në seance e dytë të kuvendit komunal të Bujanocit u miratua me 29 vota edhe propozim vendimi për inicimin së falimentimit të Ndërmarrjes Publike "Drejtoria për Ndërtim".Kjo temë ngjalli debate të ashpra mes këshilltarëve komunal të pozitës dhe opozitës të cilët vlerësuan se 42 punëtorë mbeten të diskriminuar, shkruan Titulli.com.
Hajredin Hyda, këshilltar nga ana e Partisë Demokratike tha se punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë mbetur në mëshirë të vullnetit politik.
“Diskriminohen rreth 42 punëtorë, 16 prej tyre janë akomoduar në komunë marrin rroga dhe kanë sigurime e 30 prej tyre kanë mbetur pa rroga e pa sigurime dhe nuk e dihet çfarë do të ndodhë me ta”, është shprehur Hyda.
Ndërsa në anën tjetër reagoi Enver Ramadani, këshilltarë i Partisë për Veprim Demokratik i cili sqaroi se nuk ka mundësi ligjore që të gjithë punëtorët ti barten komunës së Bujanocit.
“Punëtorët do të akomodohen në komunali do ti marrin mjetet financiare që iu takojnë dhe do të kenë edhe sigurimin e nevojshëm por dhe se asnjë nga këta punëtorë nuk do të mbetet pa punë përderisa unë të jem këshilltarë”, theksoi Ramadani.
Çështja e ndërmarrjes tani të mbyllur mbetet problematikë serioze e qeverisjes së tanishme komunale që nuk po arrin t’i sistemoj në vende të punës./Titulli.com/