Bujanoc: Promovohet libri i monografisë "Bekim Fehmiu "“ Odiseu i Kosovës" (video)
Lokale

Bujanoc: Promovohet libri i monografisë "Bekim Fehmiu "“ Odiseu i Kosovës" (video)

21.Nov.2016 19:13
0
Gazetari,publicisti , përkthyesi, dhe njëherësh miku i Bekim Fehmiut nga Kosova, Fahri Musliu në ambientet e shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka promovuar librin e monografisë "Bekim Fehmiu "“ Odiseu i Kosovës" i cili është shprehur se ka pas një obligim profesional e miqësorë për të përgatitur librin e këtillë.

“Ka zgjatë diku deri 4-5  vjet përgatitja e materialeve për librin, unë i kam mbledhë materialet që kanë shkruar të tjerët për Bekimin por edhe ai vet. Është një përmbledhje e jetës së Bekimit nga lindja deri në vdekje”, theksoi mes tjerash Fahri Musliu.

Për librin e Bekim Fehmiut ka folur gjatë promovimit edhe Sevdail Hyseni, publicist nga Bujanoci cili ka shprehur një vlerësim të lartë për personalitetin e aktorit duke thënë se shkëlqimi i Bekim Fehmiut jeton edhe pas vdekjes së tij.

Arbër Sadiku nga Bujanoci, një adhurues i aktorit bekim Fehmiu ka përshkruar me disa fjalë interesin e tij për aktorin që fillimisht ai ka hulumtuar nga fusha e arkitekturës dhe ka thënë se nga familjarët e Bekimit është informuar se ai ka qenë shumë i afërt me familjen, miqtë dhe farefisin.

Ndërsa Belgzim Kamberi nga Presheva duke folur për Bekim Fehmiun tha se në arënë shqiptare në njëfarë mënyrë ai ka qenë i injoruar sipërfaqësisht i cili ka jetuar mes artit dhe politikës njëkohësisht.

Monografia “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” përmban tetë kapituj dhe nis me atë “Vetëvrasja si akt personal”, gjersa vazhdon me pjesë të tjera që përfshijnë intervistat e shumta të Bekim Fehmiut, filmat e tij të suksesshëm etj.

Krahas promovimit u recituan edhe dy poezi nga nxënëset e shkollës së mesme në Bujanoc.

Promovimi i librit të monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”  është pjesë e aktiviteteve të shtëpisë së kulturës në Bujanoc në kuadër të Javës së Nëntorit./Titulli.com/

Mbahet trajnimi me mësimdhënësit e ciklit të ulët të shkollave në Preshevë e Bujanoc
Ministri Hoxhaj takoi kryetarin e Preshevës, interesim për bashkëpunim më të madh ndër-institucional
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration