Bujanoc: Nxënësit e shkollës aksion humanitar për maturantët
Në qendër të qytetit në Bujanoc një grup i nxënësve të shkollës së mesme" Sezai Surroi" për të ndihmuar shokët e tyre në nevojë rreth përgatitjeve për ekskursion ata kanë marrë aksion humanitar.Ata shesin ëmbëlsira të ndryshme dhe mjetet e grumbulluara do t’i dhurohen shokëve të tyre për të qenë pjesë e ekskursionit shkollorë..
“Duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike me të cilat përballemi ne kemi menduar edhe për shokët tonë të cilët nuk kanë mundësi financiare ti përballojnë kostos së lartë të organizimeve të maturës”, janë shprehur për Titulli.com nxënësit.
Çdo ditë grupe të paraleleve të ndryshme të vitit të katërt të shkollës dalin dhe shesin ëmbëlsira të cilat i përgatisin vet për ti siguruar mjete të nevojshme në mënyrë që ti ndihmojnë shokët e tyre financiarisht që të mos ndahen nga klasat e tyre në organizime të ndryshme të maturës./Titulli.com/