Lokale
Bujanoc: Nuk dorëzohen çelësat e zyrës, “thyhet” dera (video)
Dera e Zyrës për të rinj në Bujanoc sot është hapur me ndihmën e danave për shkak të mos dorëzimit të çelësave nga koordinatori i shkarkuar.
Pas kërkesave me shkrim drejtuar ish koordinatorit të Zyrës për të Rinj në Bujanoc për dorëzimin e çelësit të kësaj zyre, sot komisioni prej tre anëtarëve u desh të këpusë drynin dhe kështu të fillojë me funksionimin e saj.
Komisioni që përbëhej nga kryetarë Nasim Rexhepi, anëtarë Boban Pavlloviq dhe Arbër Pajaziti, pasi hyrën brenda bënë regjistrimin e inventarit.
Me këtë rast anëtari i këtij komisioni Arbër Pajaziti i tha Titullit se kjo formë e hyrjes në këtë zyrë për të filluar punën u bë pas shumë kërkesave për dorëzim të çelësit nga ish koordinatori.
“Kemi kërkuar tri herë nga ish personi i autorizuar Agim Hasani që të na sjell çelësat dhe të bëhet pranim dorëzimin e Zyrës për të Rinj, ndërsa ai është deklaruar se nuk po mundet ti sigurojë çelësat dhe dokumentacionin financiarë nga koordinatori i deritanishëm Shuajb Fejzullahu”, tha Pajaziti.
Ai njëherit shpjegoi se komisioni tre anëtarësh i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore. “Herën e parë i është bërë thirrje ish koordinatorit që ti dorëzojë çelësat, nuk i ka dorëzuar, herën e dytë i është dhënë një javë afat, prapë nuk i ka dorëzua, kurse për të tretën herë i janë dhënë edhe 24 orë kohë mirëpo çelësat nuk janë sjellë”, nënvizoi Pajaziti duke shtuar se komisioni është detyruar që të hapë zyrën në këtë formë.
Portali i pavarur informativ Titulli ka kontaktuar edhe Shuajb Fejzullahun, ish koordinatorin e kësaj zyre, për të mësuar arsyet e mosdorëzimit të çelësit.
Për këtë rast Fejzullahu nuk ka dashtë të prononcohet duke i thënë gazetarit tonë që të mos publikohet emri i tij në këtë lajm, në të cilën ai është objekt i akuzave.
Zyrtari i autorizuar për Zyrën për të rinj Ismet Ahmeti ka emëruar edhe koordinatorin e ri për Zyrën e të Rinjve.
Koordinatori i sapo emëruari, Isuf Hasani është shprehur i kënaqur që më në fund është bërë zhbllokimi dhe tani do të fillojë të punojë me të rinjtë e komunës së Bujanocit.
“Do të formojmë një ekip ku të gjithë së bashku do të punojmë për një angazhim më të madh të të rinjve në zhvillimin e kapaciteteve të tyre”, tha Hasani./Titulli.com/
http://youtu.be/ym-kINqzpDc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!