Beqiri: Shqiptarët e Luginës të përfshihen në procesin e bisedimeve
Lokale

Beqiri: Shqiptarët e Luginës të përfshihen në procesin e bisedimeve

21.Aug.2012 09:47
0
Kryetari  i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se shqiptarët e Luginës janë përcaktuar për respektim të parimit të proporcionalitetit me serbët e Kosovës, ndërkohë që nëse vijën në shprehje përfshirja e këtyre të fundit në  procesin e bisedimeve në mes Prishtinës e Beogradit, ai ka  kërkuar përfshirjen edhe të përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës në këtë proces, transmeton PreshevaNews. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë një varg problemesh ndaj përfshirja e tyre në procesin e dialogut të paralajmëruar në mes të Kosovës e Serbisë, do të ishte e domosdoshme, sidomos tani kur kërkesën për përfshirje në këtë proces e kanë parashtruar edhe serbët që jetojnë në Kosovë, është shprehur Beqiri. I pari i KNSh-së, nga Qevritë e Tiranës dhe asaj të Prishtinës, ka kërkuar që të paraqesin një interesim më të madh për shqiptarët që jetojnë në Serbi, duke pas për bazë se këtu mungojnë të drejtat elementare të njeriut. Tirana por edhe Prishtina zyrtare kanë obligim kombëtar që të mbrojnë interesat e bashkëkombësve që jetojnë jashtë këtyre shteteve e veçanërisht ata që jetojnë në Luginën e  Preshevës, ka deklaruar Galip Beqiri./Titulli.com/
Bujanoc: Nuk dorëzohen çelësat e zyrës, “thyhet” dera (video)
Kolona të gjata në Konçul
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration