Bujanoc : Ndërmarrja Shoqërore "GUMOPLASTIKA" me udhëheqësi të re
Ndërmarrja "Gumoplastika" në Bujanoc që është e njohur për opinion lokal si një ndërmarrje gjigante në të kaluarën, tani mundë të ketë kaluar nën udhëheqjen e re të përkohshme.Sipas burimeve të Portalit Informativ Titulli.com, mësohet se Nexhat Behluli, koordinator në zyrën për zhvillimi lokal të komunës së Bujanocit do të ushtroj detyrën e udhëheqësit në këtë ndërmarrje shoqërore.
Titulli.com ka kontaktuar Nexhat Behlulin dhe ka konfirmuar se ai është emëruar si ushtrues i detyrës dhe personi i autorizuar për përfaqësim të kryetarit të kuvendit të aksionarëve të “GUMOPLASTIKËS”.
“Në seancën e fundit të mbajtur me 28 korrik ku prezent ishin shumica e përfaqësuesve të aksionarëve dhe me shumicën e votave të tyre u zgjodha nënkryetar i kuvendit të aksionarëve. Vetëm pas disa ditëve të kësaj seance poashtu me pëlqimin e shumicës të aksionarëve të ndërmarrjes shoqërore GUMOPLASTIKA, dhe insistimin e kryetarit aktual të aksionarëve jam emëruar si ushtrues i detyrës dhe personi i autorizuar për përfaqësim të kryetarit të kuvendit të aksionarëve të “GUMOPLASTIKËS” për shkak se ky person jeton larg Bujanocit, ka probleme shëndetësore e i cili është i emëruar nga "Agjencioni Republikan për sigurimin dhe menaxhimin e pronës shoqërore" ne Beograd”, deklaroi për Titulli.com, Nexhat Behluli.
Ai thotë se ka filluar kontaktet e para me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje shoqërore i cili nuk është i zgjedhur, por në 60 ditët e ardhshme e ka statusin e ushtruesit të detyrës.
Behluli gjithashtu e ka njoftuar me shkrim edhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nga i cili pret përkrahjen pa rezervë dhe reagimet e tija pozitive.
“Prioritet i imi do të jetë që në afatin sa me të shkurtër kohor të mundshëm ta përgatisim konkursin për shpallje dhe emërimin e drejtorit të ri sikur edhe kompletimin e menaxhmentit udhëheqës nga kuadrot vendore”, theksoi Behluli.
Ndërmarrja Shoqërore “Gumoplastika” në të kaluarën kishte mbi 800 punëtorë dhe ishte shtylla kryesore e komunës së Bujanocit./Titulli.com/