Bujanoc : Ndërmarrja Shoqërore "GUMOPLASTIKA" me udhëheqësi të re
Lokale

Bujanoc : Ndërmarrja Shoqërore "GUMOPLASTIKA" me udhëheqësi të re

08.Aug.2015 18:04
0
Ndërmarrja "Gumoplastika" në Bujanoc që është e njohur për opinion lokal si një ndërmarrje gjigante në të kaluarën, tani mundë të ketë kaluar nën udhëheqjen e re të përkohshme.

Sipas burimeve të Portalit Informativ Titulli.com, mësohet se Nexhat Behluli, koordinator në zyrën për zhvillimi lokal të komunës së Bujanocit do të ushtroj detyrën e udhëheqësit  në këtë ndërmarrje shoqërore.

Titulli.com ka kontaktuar Nexhat Behlulin dhe ka konfirmuar se ai është emëruar si ushtrues i detyrës  dhe personi i autorizuar për përfaqësim të kryetarit të kuvendit të aksionarëve të “GUMOPLASTIKËS”.

“Në seancën e fundit të mbajtur me 28 korrik ku prezent ishin shumica e përfaqësuesve të aksionarëve  dhe me shumicën e votave të tyre u zgjodha nënkryetar i kuvendit të aksionarëve. Vetëm pas disa ditëve të kësaj seance  poashtu me pëlqimin e shumicës të aksionarëve të ndërmarrjes shoqërore GUMOPLASTIKA,  dhe insistimin e kryetarit aktual të aksionarëve jam emëruar si ushtrues i detyrës  dhe personi i autorizuar për përfaqësim të kryetarit të kuvendit të aksionarëve të “GUMOPLASTIKËS”  për shkak se ky person jeton larg Bujanocit, ka probleme shëndetësore e i cili është i emëruar nga "Agjencioni Republikan për sigurimin dhe menaxhimin e pronës shoqërore" ne Beograd”, deklaroi për Titulli.com, Nexhat Behluli.

Ai thotë se ka filluar kontaktet e para me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje shoqërore i cili nuk është i zgjedhur, por në 60 ditët e ardhshme e ka statusin e ushtruesit të detyrës.

Behluli gjithashtu e ka njoftuar me shkrim edhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nga i cili pret përkrahjen pa rezervë dhe reagimet e tija pozitive.

“Prioritet i imi do të jetë që në afatin sa me të shkurtër kohor të mundshëm ta përgatisim konkursin për shpallje dhe emërimin e drejtorit të ri sikur edhe kompletimin e menaxhmentit udhëheqës nga kuadrot vendore”, theksoi Behluli.

Ndërmarrja Shoqërore “Gumoplastika” në të kaluarën kishte mbi 800 punëtorë dhe ishte shtylla kryesore e komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Grupi "Shpëtimi" nga Medvegja, prezanton në festivalin ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë (foto)
Mërgimtarët në vendlindje, brenga e tyre gjendja e rëndë ekonomike në komunë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration