Bujanoc, me koktel molotovi në shtëpinë e policit shqiptar
Një person i paidentifikuar ka hedhur një eksploziv të enjtën mbrëma në shtëpinë e një polici në Bujanoc.Nga Departamenti i Policisë së Vranjës vijnë informacione, se koktel molotovi është hedhur rreth orës 22h në rrugën Branka Radicevic në Bujanoc, në oborrin e shtëpisë së policit shqiptarë, Afrim Zahiri (40). Zëdhënesi i Policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq ka deklaruar për Ok Radio , se koktel molotovi shkaktoi një zjarrë të vogël, po për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur.
Sic theksoi zëdhënsi i policisë së Vranjës, policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë.Ai nuk zbuloi më shumë detaje rreth këtij sulmi./Titulli.com/