Bujanoc: Mbahet mledhje komemorative kushtuar Zeqirja Islamit
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar Zeqirja Islamit ku i pranishëm ishte edhe akademku nga Kosova Hevzi Islami.Në këtë mbledhje komemorative morën pjesë profesorë të shkollës, familjarë, miq, shokë, dhe udhëheqës të institucioneve lokale, për të kujtuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjerë.
Ky është fjalimi i profesor Xhahit Ramadanit kushtura veprës së Zeqirja Islamit:
E respektuara familje Islami,i nderuari drejtor i shkollës,pjesëmarës të nderuar!
Lajmi i hidhur për ndarjën nga jeta e profesorit, Zeqirja Islami, babait, të dashur,vëllaut, kusheririt, gjyshit, kolegut të respektuar na tronditi të gjithëve pa masë.
E kam shumë vështirë të pajtohem se po mbaj fjalë mortore për mikun më të afërt, kolegun madhështor. E kam të pamundur ta bind vehtën dhe Juve se më nuk është në mesin tonë njeri ndër figurat më markante të arsimit shqip në komunën e Bujanocit dhe luginën e Preshevës. Ai ishte profesori i parë shqiptarë i Biologjisë në komunën e Bujanocit dhe magjistri i parë i Biokimisë. Zeqirja Islami ishte pishtar i arsimit në komunën e Bujanocit dhe la gjurmë të thellë e të pashlyeshme në arsimin fillor e të mesëm. Punoi si arësimtarë-profesor i Biologjisë në Rainc,Tërnoc, Bujanoc e ne Preshevë. Zekolli si profesor ishte Model i mësimdhënësit,profesor i Epokës! I ndjeri ishte edhe inspektor i arsimit në komunën e Bujanocit. Si ekspert i Biologjisë dhe profesor i dalluar nga Fakulteti Filozofik i Nishit u zgjodh antar i komisioni për dhanjën e provimit profesional.
Nxënësit i këshillonte ta, duan shkollën dhe dijën, ta puthin librin, të mësojnë e të studjojnë, të bëhen të vyeshëm për vete, prindërit, vendlindjjën e popullin.
U lindë në vitin 1943. në Letovic të Bujanocit. Shkollë fillore e mbaroi, në Raincë, Shkolën e mesme bujqësore në Leskoc, Shkollën e lart pedagogjike, dega Biologji-Kimimi, në Nish. Studimet e biologjisë i përfundoi në Prishtin, ndërsa studimet pasuniversitare të Biokimisë në Zagreb.
Fëmit shumë i dashti.Shumu kujdes për ta. Me rrogë të profesorit arriti të shkolloj 6 vajza e dy djem. Gjithë kanë mbaruar fakultet. Ndër ta ka mjekë spesijalista, arkitekt, udhëheqës bankash, profesor, magjistër të ekonomisë. Gjithë janë të punësuar.
Vepra e magjistrit Zeqirja Islamit do të jetoi gjatë, ndërkaqë puna dhe entuziazmi i ti do të na shërbejn si frymzim në rrugtimin ton pa të, por,drejt sukseseve të reja.
Të nderuar familijar,mbesa e nipa, të dashur miq,
Edhe në këto momente të rënda për Ju dhe për ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen dhe pikllimin e thellë për mbetjen pa babanë vëllan gjyshin, kusheririn, kolegun trim e besnik, mikun e dashur dhe profesorin legjendar.
Do të përpiqemi që mos dorzohemi para humbjës së madhe. Por, të ndihemi krenar që e patëm në mesin tonë. Ndihemi krenarë që bashkërisht punuam në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Nga fara që na hodhëm dolën shum mjek ,inxhinjer, profesor, jurist e ekonomist e tj., kuadro që rrezatojnë shpresë!
Le të mbetet vepra e tij mësim dhe inspirim i përhershëm për ne.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Magjistër Zeqirja Islamin. Zoti e mëshiroft!
Bujanoc,06.01.2016 Xhahit Ramadani