Bujanoc: Made in "Saba-Bellça"!
Lokale

Bujanoc: Made in "Saba-Bellça"!

08.Nov.2014 11:56
0
Kompania preshevare "Saba-Bellça", ka nënshkruar kontratën me Drejtoratin për Ndërtim, në Bujanoc, për mirëmbajtjen e rrugëve lokale, gjatë sezonit të dimrit. Lartësia e projektit kap shumën e 4.103,000,oo din.

Kjo Kompani prestigjioze, gjatë këtij viti ka firmosur me dhjetëra kontrata me Drejtoratin për Ndërtim dhe pushtetin lokal të Bujanocit, vlera e të cilave kalon shumën e miliona eurove.

Kompania ”Saba-Bellça”, është shpallur lider i fitimit të tenderëve në Bujanoc, duke lënë nën hije kompani vendore, të cilat nuk po arrijnë kurrsesi të gëzojnë përkrahjen e pushtetit lokal.

Ja, disa nga shembujt, që vetëm brenda këtij viti, Kompania ”Saba-Bellça”, ka realizuar dhe është në realizim e sipër të shumë projekteve në Bujanoc:

- Asfaltimi i rrugës 6 km. gjatësi, në relacionin: Tërnoc-Breznicë, rrugë kjo e karakterit regjional.  Vlera e përgjithshme e kontraktuar për kryerjen e asfaltimi të rrugës ka qenë 104.988.401,49  din.

- Asfaltimi i rrugës me gjatësi 400 m, në fshatin Bilaç, që kap vlerën e 2.900,000,oo din.

- Asfaltimi i dy rrugëve me gjatësi prej 330 m, në fshatin Turi, të financuara nga buxheti komunal i Bujanocit, në vlerë prej 8 milion din.

- Asfaltimi i rrugës, që shpie drejt Shkollës Fillore “Naim Frashri”, në Buajnoc, i sponzoruar nga buxheti komunal, në vlerë prej 3 milion e 340 mijë din, duke llogaritur edhe mjetet rezervë në vlerë prej 850 mijë din.

- Asfaltimi i rrugëve në qytetin e Bujanocit: “J.Ribara”, në gjatësi prej 200 m, pastaj “Moravska”, në gjatësi prej 150 m. si dhe rruga “P. Dexheviqa”, në gjatësi prej 250 m.

- Asfaltimi i rrugës në fshatin Konçul, në vlerë prej më shumë se 2 milion din,

- Asfaltimi i rrugës në fshatin Osllarë, në vlerë prej 2, 5 milion din,

- Asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 3 km, për në fshatin Maltërnoc, që kap vlerën e 27 milion din, të financuar nga buxheti komunal i Bujanocit.

- Rregullimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat Sveti Petka dhe Tërnoc, në vlerë prej 811.047,oo din,

- Rregullimi i rrugës në Klenik, në vlerë prej 1.111.810,oo din,

- Rregullimi i sheshit të qytetit të Bujanocit, me ndihmën e pushtetit lokal, në vlerë prej 65 milion din.

Të gjitha këto projekte të Kompanisë preshevare ”Saba-Bellça”, të kontraktuara me NP “Drejtorati për ndërtim” dhe pushtetin komunal të Bujanocit, janë realizuar brenda këtij viti, në vlerë prej miliona e miliona euro.

Pushteti aktual i Bujanocit, që nga viti 2012, vetëm brena një gjysmë mandate, ka firmosur e realizuar me dhjetëra e dhjetëra projekte me Kompaninë preshevare ”Saba-Bellça”, duke injoruar kompanitë e tjera të Komunës së Bujanocit.

Ka zëra, që pyesin se si u bë kjo Kompani, të jetë kaq e dashur dhe joshëse për pushtetin e Bujanocit?! Përgjigja vjen e shkurt: Ndoshta për shkak reputacionit, që gëzon kjo Kompani prestigjioze, apo për shkak “sheqerkave” të Sabës, të cilat ëmbëlsojnë gojët e punëdhënësve dhe klientëve të saj!

Kompania e “Fludit” në Preshevë dhe Kompania ”Saba-Bellça”, në Bujanoc, janë kompanitë superpërfituese të projekteve të këtyre dy pushteteve lokale, partitë e të cilave s’ka se si të mos forcohen dhe të ngadhënjejnë në fushatat elektorale të proceseve zgjedhore të të gjitha niveleve, në Luginë të Preshevës.

Rast konkret kemi zgjedhjet e fundit për Këshillin Nacional, të cilat shkëlqyen me propagandën spektakulare zgjedhore, duke u falënderuar miqve afaristë, të cilët duhet të tregohen kur krerët e pushtetit hidhen në garë për më shumë pushtet, famë dhe autoritet!

Ndoshta, këto s’kanë lidhje me korrupsion, por askush nuk mund t’i heq dilemat rreth ndarjes së tenderëve, në këto dy komuna, të cilat po zhvillohen mbi baza partiake, familjare dhe klanore!

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

 

Bujanoc: Stojadini e akuzon Nagipin për sulm fizik, ky mohon, e quan shpifje
Stankoviq i drejtohet Musliut se referendumi dhe të "ashtuquajturit" veteranë të UÇPMB-së, retorikë e papranueshme për Beogradin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration