Bujanoc: Lyhet me benzinë dhe  vetëdigjet (Foto)
Lokale

Bujanoc: Lyhet me benzinë dhe vetëdigjet (Foto)

21.Jan.2015 15:34
0

Në rrugën “Cara Lazara”, në afërsi të restorant “Bici” në Bujanoc, të mërkurën disa minuta pas orës 13h, një person i ka vënë flakën vetes duke marrë lëndime të rënda.

Sipas qytetarëve që kanë raportuar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, personi i nacionalitetit serb, nga fshati Osllarë i komunës së Bujanocit, së pari ka lyer veten me benzinë dhe më pas ka tentuar të digjet.

Fatmirësisht me ndihmën e një zjarrëfiksi që përdoren në makina, nga një kalimtarë rasti është arrit që të shuhet trupi që digjej.

Me plagë të rënda, furgoni i ndihmës së parë e ka dërguar të plagosurin në spitalin e Vranjës, përderisa policia ka bërë edhe vëzhgimin e vendit të ngjarjes.

Arsyeja se pse e shtyri qytetarin të marrë këtë vendim, që si qëllim kishte vetëflijimin, ende nuk dihet. /Titulli.com/

Musliu takime të përbashkëta në Preshevë
Grasshopers kërkon Gjelbrim Taipin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration