Bujanoc: Legalizimi i objekteve dhe lejet ndërtimore jo i kënaqshëm për buxhetin (video)
Lokale

Bujanoc: Legalizimi i objekteve dhe lejet ndërtimore jo i kënaqshëm për buxhetin (video)

05.Dec.2017 08:47
0
Komuna e Bujanocit gjendet në fazën fillestare të procesit të legalizimit të objekteve private ndërsa për vitin 2017 ka përfituar të hyra 3 milion e 353 mijë dinarë por qytetarët janë shumë pakë të interesuar për pjesëmarrje në legalizimin e objekteve të tyre.

Amir Xhaferi,  drejtor i zyrës së Urbanizmit në komunën e Bujanocit  tha legalizimi i objekteve ka qenë në mënyrë vullnetare nga ana e qytetarëve të cilët kanë shfaqur shumë pak interesim.

Sipas tij deri më tani ka pasur rreth 5000 kërkesa të cilat po procedohen kurse kanë përfunduar 291 lëndë ndërsa komuna ka përfituar rreth 3.353.000 dinarë nga  legalizimet e objekteve për vitin 2017.

Ai theksoi se në të ardhmen  komuna do të fillojë ti dërgojë ftesa  pronarëve të objekteve të cilat duhen të hyn në procesin e legalizimit dhe nga kalimi i kohës që kanë në dispozicion me ligj prej 3 viteve do të kenë edhe ndëshkime për mosrespektim të ligjit apo legalizim të objektit në kohë.

“Qytetarët e Bujanocit duhet të vetëdijesohen rreth legalizimit të objekteve të tyre që në të ardhmen të mos kenë problem me legalizim dhe të mund ta shesin ta hipotekojnë apo të bëjnë mbindërtime në objektet e tyre”, deklaroi për Titulli.com, Amir Xhaferi. 

Sipas të dhënave nga drejtorati për urbanizëm pranë administratës komunale për shtëpi banimi deri në 100 metra katror taksa administrative komunale si dhe ajo republikane është 5.000 dinarë, për objekte  nga 100-200 metra katror është 15.000 dinarë, prej 200-300 metra katror është 20.000 dinarë ndërsa  objektet mbi 300 metra katror paguajnë  50 mijë dinarë.

Të hyrat në buxhetin e komunës së Bujanocit nga legalizimi i  rregullimit të tokës dhe lejeve ndërtimore për vitin 2016 dhe 2017 kanë qenë afro 25 milion dinarë.

Shkurte Dalipi,  arkitekte në drejtoratin për Urbanizëm në komunën e Bujanocit gjatë bisedës për Titulli.com tha se me nga ndërtimet e larta afarist-banesor po ndikojnë edhe në buxhetin e komunës së Bujanocit. 

“Eekzistojnë 4 objekte të larta afaristo-banesore të cilat kanë mjaft ndikim në buxhetin komunal ngase taksat janë më larta dhe për tri vitet e fundit shuma e taksave nga këto objekteve është 17 milion e 300 mijë dinarë  për lajmërim dhe lejen e punëve kurse për legalizimin e tyre të hyra në buxhetin komunal ka pasur 3 milion e 500.00 dinarë”, deklaroi Dalipi. 

Ajo sqaroi se për objektet e larta 1-500 metra katror taksa komunale është 250 mijë dinarë, 500-1000 metra katror është 500 mijë dinarë prej 1000-1500 metra katror është 1.000.000 dinarë ndërsa prej 1500 metra katror e më shumë taksa komunale është 3.000.000 dinarë. 

Dalipi u shpreh se taksat për legalizim të objekteve të larta këtë vit janë me çmim më të arsyeshëm qëllimisht që të ketë sa më shumë të interesuar për legalizim e tyre. 

Zyra për urbanizëm ka të punësuar... ndërsa për funksionim janë të ndara 14 milion e 28 mijë dinarë buxhet vjetor./Titulli.com/

 

Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio ndan diploma trajnimi 50 juristëve në Bujanoc (video)
Shqiptarët zbehtë në diskutimin për ligjin këshillit nacional për pakica në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration