
Bujanoc: Kryetari i komunës Shaip Kamberi pret qytetarët për festën e flamurit, të urojmë njëri tjetrin
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë ditës së 28 Nëntorit do të pres në zyrën e tij qytetarët për urimet e festës së flamurit.“Të hënën, me 28 Nëntor, duke filluar nga ora 9 e 30 deri në orën 11 e 30, zyra ime do të jetë e hapur për qytetarët.Ky aktivitet i dedikohet Ditës së Flamurit”, ka shkruar në profiline tij në facebook Shaip Kamberi.
Ai është shprehur gjithashtu se duhet të urojmë njëri tjetrin dhe të festojmë së bashku./Titulli.com/