Bujanoc: Karvani i Shkrimtarëve të Luginës përmbyll aktivitetet letrare për vitin 2016 (foto)
"Karvani i Shkrimtarëve të Luginës", sot vazhdoi aktivitetet poetike e letrare në tri shkolla të komunës së Bujanocit në shkollën fillore "Ali Bektashi" të fshatit Nasalcë, në shkollën fillore "Sami Frashëri" në fshatin Lluçan dhe paralelen e ndarë në fshatin Turi,Orët letrare i udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi, i cili para të pranishmëve foli për rëndësinë e mbajtjes së orëve letrare, duke potencuar se ato kanë karakter edukativ dhe nxitës për gjeneratat e reja që të merren aktivisht me shkrime.
Karvani u mirëprit nga drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët treguan interesim për ta dëgjuar fjalën e bukur poetike, por edhe disiplina e tyre ishte në nivel.
Para nxënësve lexuan poetët Bilall Maliqi, Rexhep Abazi Demush Berisha, Nehat Ramizi, Halim Hasani, Fitore Haliti, Marigona Fejzullahu dhe Ramize Halimi gjithashtu pati edhe recitime nga nxënësit e këtyre tre shkollave.
Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë ka njoftuar pjesëmarrësit se me këto orë letrare përfundon aktiviteti i Karvanit nëpër shkolla për vitin 2016, për të nisur “Karvani” i ri, gjatë muajit shkurt të vitit 2017.
“ Ky është një sukses yni që arritëm t’i përfundojmë me përpikëri objektivat tona si shoqatë e vetme dhe legjitime në tërë territorin e Luginës së Preshevës”, ka thënë për Titulli.com Maliqi./Titulli.com/