Bujanoc: Hapet konkursi me pagesë për 30 praktikantë
Lokale

Bujanoc: Hapet konkursi me pagesë për 30 praktikantë

23.Aug.2013 15:58
0
Komuna e Bujanocit sot ka hapur konkursin për program të praktikës profesionale e cila i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë trajnohen në profesionin në të cilin janë diplomuar. Programi i praktikës profesionale i hapur sot do të vlejë për 30 kandidatë të cilët duhet të mbushin kërkesën e cila duhet të dorëzohet në një afat prej tetë ditëve nga dita e sotme. Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna e Bujanocit, ky projekt ka si qëllim aftësimin për punë të pavarur të kandidatëve dhe kryerjen e provimit të praktikës (provimit profesional) në përputhshmëri me ligjet dhe aktet e punëdhënësit. Programi i praktikës profesionale do të zgjasë deri në 12 muaj ndërsa gjatë kësaj kohe praktikantët me përgatitje të lartë do të financohen me nga 20 mijë dinarë në muaj, kurse me atë superiore nga 25 mijë dinarë. Gjatë kohëzgjatjes së praktikës profesionale Komuna e Bujanocit do t’ia paguajë punëdhënësit mjetet për shumën e caktuar për personat e angazhuar sipas shumës së përcaktuar mujore. Nga institucionet që kanë të drejtë pjesëmarrje në këtë ftesë publike të Komunës së Bujanocit janë entet arsimore, gjegjësisht ndërmarrjet dhe entet publike ku themelues është Komuna e Bujanocit dhe të cilat paraprakisht plotësojnë kushtet. Të interesuarit për aplikim formularin mund ta shkarkojnë nga portali Titulli.com që është i vendosur në fund të tekstit, dhe pasi ta mbushin me të dhënat e nevojshme,  në zarf të mbyllur dhe me mbishkrimin “Fletëparaqitja për pjesëmarrje në programin e praktikës profesionale”, duhet t’ia dorëzojnë Këshillit për punësim të Komunës së Bujanocit./Titulli.com/   FORMULARI PËR APLIKIM Sqarime shtesë
Presheva nisë asfaltin për në malësi (video)
Autori nga Lugina vjen edhe me një botim të ri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration