Bujanoc: Hapen shkollat e renovuara nga ushtria e SHBA-së dhe Serbisë (Foto & Video)
Lokale

Bujanoc: Hapen shkollat e renovuara nga ushtria e SHBA-së dhe Serbisë (Foto & Video)

20.Aug.2015 14:09
0
Ambasadori i SHBA-së Michael D. Kirby, minisri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq dhe kryetari i komunës Nagip Arifi, të enjten, në Bujanoc kanë hapur objektet e renovuara, kopshtin e fëmijëve dhe shkollën e muzikës.

Në renovimin e objekteve në fjalë për një muaj janë angazhuar nga 40 pjesëtarë të Gardës nacionale nga Ohajo e SHBA-së dhe Ushtria e Serbisë.

Ambasadoi amerikan në Beograd, Michael Kirby ka thënë se komanda Evropiane e forcave të armatosura të SHBA-së për projektin e renovimit të kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkollës së muzikës në Bujanoc, ka siguruar 130.000 dollarë, duke nënvizuar se ky është një shembull se si bashkësia lokale mund të ketë përfitim nga bashkëpunimi mes ushtrive. 

“Kjo është diçka që mund ta bëjmë së bashku me Ushtrinë e Serbisë. Ky projekt tregon se edhe partneriteti ynë mund të kontribuojë në të mirë të komunitetit”, tha Kirby pas përurimit, raporton Titulli.com.

Ai shtoi se Bujanoci është zgjedhur që ky projekt të realizohet duke marrë parasysh komunitetin lokal i cili është afër bazës “Jug”, në të cilën pjesëtarët e Gardës nacionale të Ohajos janë të inkuadruar seriozisht në përgatitjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë që të marrin pjesë në operacionet paqëruajtëse në botë.

“Për këtë çështje po bashkëpunojmë me Serbinë pasi që dëshira e Serbisë është që të kontribuojë paqes në botë. Po flasim për bashkëpunim në nivel ndërkombëtar meqë në bazën “Jug” po trajnohen edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Azerbajxhanit si dhe të vendeve të rajoni, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë , që përmirëson marrëdhëniet midis jush dhe fqinjëve”, është shprehur Kirby.

Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka thënë se projekti i rekonstruimit të kopshtit dhe shkollës së muzikës është vetëm në pjesë e bashkëpunimit me Gardën nacionale të Ohajos në kuadër të projektit “Asistenca humanitare”, kurse në vitin 2015-të janë planifikuar gjithsejtë 132 projekte të përbashkëta.

Sipas fjalëve të tij, një pjesë e madhe e këtyre projekteve ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e mjekësisë ushtarake, edukimin, stërvitje dhe zbulime të përbashkëta ushtarake.

Ai ka thënë edhe se Garda nacionale e Ohajos po merr pjesë në përgaditjen e njësisë së Ushtrisë së Serbisë për pjesëmarrje të përbashkët në misione paqëruajtëse që janë planifikuar të fillojnë deri në vitin 2018-të.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se është i kënaqur me projektet të cilat në Bujanoc po realizohen në bashkëpunim të Gardës nacionale të Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë, duke nënvizuar se këto projekte janë realizuarnë bazë të propozimeve të komunës.

Ai ka shtuar se me ambasadorin Kirby dhe me ministrin Gashiq, ka biseduar edhe për problemin e refugjatëve në Bujanoc.

“Unë mendojë se ky është vetëm një projekt-fillim, ndërsa shpresojë se shumë shpejtë do të fillojnë edhe projekte të tjera”, është shprehur Arifi, duke falënderuar ambasadorin amerikan dhe ministrin serb për kontributin që kanë dhënë. +

Duhet theksuar se punët intensive për renovimin e këtyre dy objekteve arsimore në Bujanoc, të pjesëtarëve të Gardës nacionale të Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë, të ndihmuar nga kompanitë lokale, kishin filluar më 3 gusht të këtij viti.

Brenda kësaj periudhe ata kanë renovuar hapësirat e brendshme dhe të jashtme të objektit, si fasadimin, rregullimin e instalimit elektrik, të ujësjellësit, tualetet dhe hapësirave ku zhvillohet mësimi. /Titulli.com/

VIDEO

 

PVD mbush 25 vite, organizimi i parë politikë i shqiptarëve në Luginë
Presheva, qyteti që mikpret emigrantët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration