Bujanoc: Ftesë për trajnim “Kërkimet Shkencore në Internet”
Lokale

Bujanoc: Ftesë për trajnim “Kërkimet Shkencore në Internet”

24.Feb.2014 13:28
0
Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” në Bujanoc vazhdon aktivitetin në edukimin e gjeneratave të ndryshme  në fushën e shkencës, kulturës, historisë dhe teknologjisë. Në mars të këtij viti do të organizojë një trajnim dy ditorë në përdorimin internetit “Kërkimet Shkencore në Internet”. “Ky trajnim është pjesë e projektit “Edukimi për të gjithë, fuqi e së ardhmes” të planifikuar për vitin 2014 nga organizata jonë dhe do të jetë një nismë e mirë për të kultivuar mendje të shëndosha shoqërore”, deklaroi Ibrahim Rustemi, kryetar OKH “Vëllazërimi” në Bujanoc. Trajnimi ka përqëllim aftësimin për kërkime shkencore në internet të cilët do të shërbejnë për shkollimin e tyre dhe do të lehtësojnë marrjen e informacioneve për lëndët e tyre të preferuara. Trajnues i këtij projekti do të jetë Gradian Mehmeti, Msc kandiadat dhe i dedikohet profesorëve, studentëve mirëpo do të mundë të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme. “Vëllazërimi” foton të interesuarit për këtë trajnim të lajmërohen në zyrën e organizatës (prapa xhamisë në Bujanoc) çdo ditë pune nga ora 10-18, përmes e-mail vellazerimi2011@hotmail.com ose përmes fanpage në Facebook  Vëllazërimi-Kardeşlik. Trajnimi mbahet më 15 dhe 16 mars në zyrën e organizatës në Bujanoc dhe pjesëmarrja e kandidatëve është falas. “Vëllazërimi” është një organizatë joqeveritare që angazhohet për edukimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë, promovimin e kulturës dhe zhvillimin e humanitetit në vendin tonë./Titulli.com/
Gold Ag në takim me hoxhë Shefket Krasniqin (foto)
Jugu i Serbisë pas 30 viteve, gjysmë milioni banorë më pak
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration