Bujanoc:  Ftesë për trajnime për të rinjtë e moshës 18-30 vjeç
Lokale

Bujanoc: Ftesë për trajnime për të rinjtë e moshës 18-30 vjeç

09.Nov.2016 11:46
0
Organizata "Iniciativa Qyetetar"-zyra në Bujanoc fton të rinjtë e moshës 18-30 vjeç të aplikojnë për trajnimin e storytelling. Në kuadër të projekiti "žTë drejtat e fëmijëve në tregime dhe praktikë" janë planifikuar të organizohen 8 trajnime për storytelling në 8 qytete të Sërbisë juglindore.

Në trajnim pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njoftohen me metodat inovative të marrjes dhe përdorimit të historive njerëzore në mënyrë që të tërheqin vëmendjen për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, elementet themelore të tregimit, struktura e tregimit, si dhe metodat për promovim dhe avokim.

Trajnimi në Bujanoc mbahet me 18 dhe 19 nëntor dhe i dedikohet pjesëmarrësve të moshës 18 deri në 30 vjeç nga ky qytet.

Aplikacioni për Bujanoc duhet të përmbajë këto të dhëna: emri, mbiemri, datën e lindjes, numrin e telefonit tuaj dhe email. Aplikacioni dërgohet në emailin fismir@gradjanske.org.

Afati I fundit për aplikim është dita e mërkur 16 nëntor, deri në orën 17. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për detajet e trajnimit, numri i vendeve është I limituar andaj të gjitha pyetjet në lidhje me trajnimin  mund ti shtroni përmes emailit: fismir@gradjanske.org./Titulli.com/

 

Tryeza në Bujanoc: Mediat e shoqërisë civile janë treguar më objektiv krahas mediave komerciale
Preshevë: Fabrika e riciklimit të mbeturinave bisedohet me përfaqësues italian (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration