titulli.com
Lokale

Bujanoc: Dy drejtorë para shkarkimit punësuan 39 punëtorë, borxhi rreth 500 milionë dinarë

19.Jul.2012 18:48
0
Në dy ndërmarrjet publike në Bujanoc, drejtorët e mëparshëm, dy javë para se të shkarkohen, në kohë të pacaktuar kanë punësuar 39 punëtor, ndërsa përveç punëtorëve të rinj i kanë lënë borxhe milionëshe dhe një mal me probleme. “Kur kamë marrë detyrën e drejtorit kamë gjetë 42 punëtor. Në atë moment jam informuar se drejtori i mëhershëm më 6 maj kur ka kuptuar se partia e tij më nuk do të jetë në pushtet ka lëshuar vendime për punësim të 26 punëtorëve në kohë të pacaktuar”, ankohet Agim Haliti, drejtori i ri i Drejtoratit për Ndërtim, shkruan Tanjug. Haliti gjithashtu thotë se me dorëzim-pranimin e detyrës ka trashëguar edhe disa obligime të pashlyera me vlerë deri në 286 milionë dinarë, që donë të thotë se drejtori i kaluar dhe 16 punëtorë, kanë krijuar një borxh me rreth 19 milionë dinarë për një të punësuar. “Natyrisht që punëtorët e rinj dhe borxhi i lartë janë një kancer për të cilën për momentin nuk kemi zgjidhje. Me këtë problem vetëm se kanë filluar  të merren organet përgjegjëse, pasi që ne nuk kemi mundësi që gjithë kësaj ti dalim në krye”, shpjegoi Haliti. Drejtori i ri i NP “Komunalia”, Ragmi Ramizi thotë se, në regjinë e drejtorit të kaluar ka trashëguar këto dy probleme, vetëm se ato janë diç më të vogla se në Drejtoratin për Ndërtim. “Paraardhësi im, kur përgatitej për të dorëzuar detyrën, në kohë të pacaktuar ka punësuar 13 punëtorë dhe na ka lënë një borxh shumë më të madh se sa 76 milionë që na ka thënë gjatë dorëzim-pranimit”, thotë Ramizi. Ai frikësohet se borxhet e “Komunalisë”janë shumë më të mëdha duke i ilustruar me të dhënat e borxhit ndaj Elektrodistribucionit që nuk janë 47 milionë siç iu ishte thënë, por 90 milionë sa i kërkon kjo kompani përmes gjykatës. Në Partinë Demokratike, e cila së bashku me dy lista serbe ka formuar qeverinë e re në Bujanoc, vërtetojnë se situatë e ngjashme është edhe në ndërmarrjet e tjera publike dhe institucione, se janë pranuar diç më pak se 100 punëtorë të rinj, ndërsa borxhi është me rreth 500 milionë dinarë. Opozita në Bujanoc e përbërë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) e refuzojnë fuqishëm këtë duke theksuar se në skenën politike në Bujanoc është një terror i paparë ndaj njerëzve dhe atyre që mendojnë ndryshe. “Ky nuk është një konfrontim mes partish, ky është konfrontim militantësh me popullin”, tha Ragmi Mustafa, këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga radhët e PVD-së. Mustafa vërteton se punëtorët e rinj janë punësuar përmes programeve dhe projekteve  të shumta, siç është programi “”Mundësia e parë”. Ai ka thënë se edhe qeverisja e shkarkuar, para katër vitesh kishte trashëguar një borxh prej qeverisjes së Arifit me vlerë 300 milionë dinarë, të cilat, disa për shkak të vlerës së lartë ende nuk janë sanuar. /Titulli.com/
RTV Bujanoci, objekt i akuzave të korrupsionit
Opozita e Bujanocit kërkon CD-të dhe repriza
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration