Bujanoc: Amerika dhe Lugina e Preshevës të lidhura përmes kulturës shqiptare (foto&video)
Lokale

Bujanoc: Amerika dhe Lugina e Preshevës të lidhura përmes kulturës shqiptare (foto&video)

05.Aug.2016 20:09
0
Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës së Bujanoc është promovuar monografia për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me autor Adnan Mehmeti nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit.

Dashamirë të librit, familjarë, miq të autorit, përfaqësues te jetës kulturore, arsimore dhe politike morën pjesë në këtë manifestim.

Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë në kuadër të së cilës është bërë ky organizim theksoi se aktivitetet e  këtilla pasurojnë më shumë jetën kulturore dhe se është  një sukses i madh i autorit në këtë drejtim.

Sevdail  Hyseni, publicit e poet foli për librin e autorit dhe vlerësoi lartë veprimtarinë e Adnan Mehmetit në fushën e letrave shqipe.

“Autori i kësaj monografie ka shkruajtur  poezi për Skënderbeun, për heroin Komandant Lleshin, Letovicën e veprimtarë tjerë të kësaj ane. Kritika letrare  e ka vlerësuar lartë krijimtarin e Adnan Mehmetit”, theksoi mes tjerash Hyseni.

Ai shtoi se  duhet të krenohemi se nga ky vend njerëzit që kanë shkruar të punojnë në perëndim kanë mbrojtur gjuhën, kulturën, traditën dhe identitetin kombëtarë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi përshëndeti këtë promovim duke i uruar autorit suksese të mëtutjeshme.

“Edhe pse gjenden larg nga vatrat e tyre nuk e harrojnë vendin e tyre. I urojë sukses jo vetëm në krijimtarinë e   tij por që krahas kësaj ta ngrit edhe Luginën e Preshevës e dhe Bujanocin ”, tha Kamberi para të pranishmëve në të këtë manifestim.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë theksoi se ky promovimi i librit flet se shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës kemi një ambasadorë në Amerikë i cili kontribuon në kulturën shqiptare.

Përfaqësues të zyrës për të rinj të Bujanoc kontribuuan në zhvillimin e këtij aktiviteti duke lexuar për vlerësimet e shkrimtarëve të mëdhenj për veprën e autorit, Adnan Mehmetit dhe krijimtarinë  tij letrare e publicitiske.

Autori i librit Monografi për  Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe se është shprehur që sa herë që vjen këtu është i mbushur plotë me emocione.

“Shoqata jonë ka një aktivitet të madh, ne promovojmë letrat shqipe në kontinentin e Amerikës dhe kemi një përgjegjësi të madhe dhe ne mundohemi që të vazhdojmë traditën e letrave shqipe”, tha mes tjerash Mehmeti.

“Shoqata jonë është një bërthamë që sjellë bashkim të gjithë krijuesve nga të gjitha viset dhe në Amerikë ka një pjesë të madh të shqiptarëve të Luginës dhe bëjnë punën më të mirë të që mundë të bëjnë  për këtë vend”, deklaroi Adnan Mehmeti.

Për veprimtarinë e Adnan Mehmetit folën edhe shumë njerëz tjerë te jetës publike nga vendi dhe diaspora, Llukman Halili, Xhemaledin Salihu, Agim Hasani e të tjerë të cilët uruan që autori mos të ndalet ne fushëveprimin e tij dhe të jap kontribute edhe më të mëdha për kombin shqiptarë dhe vendin e tij në përgjithësi./Titulli.com/

 

Prezentohet projektit për punësimin e të rinjve në Preshevë
Bujanoc: Kukavajka opozitare-vaj i qyqes në bregore!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration