Bujanoc: 885 studentë fitojnë bursën, 106 nuk plotësojnë kushtet (Dokument)
Komuna e Bujanocit sot ka shpallur listën e studentëve që kanë plotësuar kushtet për të fituar bursën studentore komunale.Sipas listës të bërë publike në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit, nga 991 aplikime, të drejtën për bursë e kanë fituar 885 studentë, kurse 106 për shkak të mungesës së dokumentacionit apo mosplotësim të kushteve tjera kanë dështuar në këtë konkurs, raporton Titulli.com.
Komisioni për ndarjen e bursave komunale për studentë, me kryetar Bajram Fejzullahun, për të gjithë studentët që kanë ankesa ndaj vendimit për ndarjen e bursave për vitin akademik 2014/2015, ka njoftuar se atë mund ta bëjnë në tetë ditët e ardhshme.
Sikurse në vitin 2014 edhe këtë vit shuma e përgjithshme për bursa studentore është 10 milion dinarë. /Titulli.com/