Britania e Madhe përkrah zgjedhjet në Luginë dhe dialogun Beograd-Prishtinë (video)
Lokale

Britania e Madhe përkrah zgjedhjet në Luginë dhe dialogun Beograd-Prishtinë (video)

23.Oct.2014 14:28
0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keffe ka vizituar për herë të parë komunat Bujanoc e Preshevë dhe ka zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional dhe deputetët popullor shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Ai gjatë vizitës që bëri Luginës ka folur për rëndësinë e procesit të zgjedhjeve për këshillat nacionale më 26 tetor e situatës në përgjithësi,  përmirësimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori, Denis Keffe tha se Këshilli Kombëtar Shqiptar është në pozitën më të mirë të diskutojë me qeverinë  për zgjidhjen e problemeve.

 “Unë jam shumë i kënaqur që gjendem për herë të parë në këtë pjesë të shtetit dhe mendojë se është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në zgjedhjet për këshillat nacionale, sepse ky institucion ka përgjegjësi në katër fusha”, tha ambasadori Keffe.

Lidhur me procesin e integrimit të Serbisë dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimorë drejt Bashkimit Evropian, Keffe deklaroi  se ndër kapitujt e shumtë të bisedimeve janë edhe respektimi i të drejtave të pakicave dhe dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Një ndër kapitujt e negociatave të shteteve të Ballkanit Perëndimorë me  BE-në është edhe respektimi  i të drejtave të pakicave dhe ne dëshirojmë të shohim progres në të këtë drejtim   përfshirë edhe kapitullin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se për Britaninë e Madhe është fakt i rëndësishëm procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori, Denis Keffe është takuar  me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe në zyrën e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ka diskutuar me kryetarin Galip Beqiri dhe deputetët Riza Halimi e Shaip Kmaberi.

Keffe i tha Portalit Informativ-TITULLI se është njoftuar që fushata parazgjedhore për këshillat nacionale në këtë rajon  ka kaluar në një atmosferë të mirë dhe i ka uruar të gjithëve suksese në procesin e zgjedhjeve./Titulli.com/

 

Medvegjë, ftesë për pjesëmarrje në zgjedhjet e KKSH-së (video)
Kamberi: Lleshi nuk luftoi që gratë shqiptare t'i fshin vendbanimet serbe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration