Brenda shpellës më të madhe në botë (video)
Atraktive

Brenda shpellës më të madhe në botë (video)

09.May.2022 07:25
0

E vendosur thellë në xhunglën e madhe në Phong Nha, shpella Son Doong në Vietnam me vite të tëra ishte e fshehur nga njerëzit.

Shpella u hulumtua nga një ekip britanik i ekspertëve të shpellave në vitin 2009, me ndihmën e një bujku lokal, i cili gjeti hyrjen e saj pothuajse një dekadë para këtij hulumtimi.

Mirëpo shpella ishte e thellë, e errët dhe shumë e rrezikshme për njerëzit që nuk kishin pajisje.

Son Doong nga gjuha vendase do të thotë “Lumi i Malit”. 

Sipas Howard Limbert, njëri prej ekspertëve të parë që ka hulumtuar shpellën, beson se Son Doong është formuar para 2.3 milionë vjetësh kur një lum rridhte nëpër gurët gëlqerorë. 

“Arsyeja se përse kjo shpellë është kaq e madhe është kualiteti i gurit gëlqeror. Ky është guri më i vjetër në Azinë Juglindore. Është 450 milionë vjet i vjetër. Është gur i pastër. Shpella u formua nga lumi i madh që rridhte këtu. Ky lum i madh gërreu gurët gëlqeror dhe krijoi shpellën më të madhe në botë”. 

Shpella çdo vit bëhet edhe më e madhe.

Terreni malor, sasia e madhe e shiut dhe kualiteti i gurëve gëlqerorë, janë kushte të përkryera për formimin e shpellës më të madhe në botë.

Son Doong ka dy dolina të mëdha, apo vrima në të cilat është shembur tavani i shpellës para mijëra vjetësh.

Këto vrima hapin shpellën për botën e jashtme dhe janë burim i dritës që krijon një ekosistem të veçantë.

Pyjet përreth vrimave janë të banueshme me bimë dhe kafshë të rralla.

“Son Doong e dimë se është 10 kilometra e gjatë. Nuk është e gjatë krahasuar me shpellat e tjera nëpër botë. Mirëpo, madhësia e saj e bën shpellën më të madhe në botë”.

Në vitin 2019, Limbert bashkëpunoi me një ekip zhytësish, të njëjtit që ndihmuan në shpëtimin e fëmijëve të ngujuar në një shpellë në Tajlandë para disa vjetësh. Ky ekip hulumtoi lumin kryesor të shpellës.

Eksperti britanik beson se shpella lidhet me një tjetër sistem shpellash. Kjo do të thotë se Son Doong është më e gjatë dhe më e madhe.

“Kemi hulumtuar shumicën e korridoreve. Pra, krejt korridoret anësore janë të hulumtuara. Mirëpo, shtegu kryesor që mbetet i pahulumtuar është lumi kryesor. Hulumtimi me zhytësit ishte shumë i vështirë teknikisht dhe ende nuk ka përfunduar. Shpresojmë se në të ardhmen të mund të zhytemi edhe më thellë”, ka thënë ai.

Me qëllim që të ruhet shpella, kompania për turizëm ka kufizuar numrin e vizitorëve.

1 mijë vizitorë lejohen çdo vit në ekspeditë 4-ditore nëpër shpellë.

Ekspedita në shpellë kushton 3 mijë dollarë për person.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration