Bota e krimit në Shqipëri, në filmin e kompanisë filmike zvicerane me regjisor Valton Jakupi
Lokale

Bota e krimit në Shqipëri, në filmin e kompanisë filmike zvicerane me regjisor Valton Jakupi

14.Nov.2016 13:43
0
International Film Europe Swiss ka nisur një projekt filmik me titullin "Perandorët", i bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Majlinda Nana Rama, në regji dhe skenar të regjisorit nga komuna e Bujanocit i cili jeotn në Zvicër, Valton Jakupi.

Kompania filmike me qendër në Zvicër, ka bërë me dije se ky projekt do ta sjellë Shqipërinë e tranzicionit me të gjitha gritë që e shoqërojnë, duke e prezantuar atë në sytë e mbarë botës, në një dimension ndryshe. IFES ka arritur të përzgjedhë një kastë të mirë aktorësh, të njohur e të sukseshëm në vende të ndryshme të Europës, si: Zvicër, Francë, Gjermani dhe Austri, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publike. Sipas regjisorit, i cili është edhe producent kryesor i këtij filmi, ky projekt filmik ka startuar tanimë dhe për publikun artdashës do të jetë gati shumë shpejt. “Pasi kemi bërë një casting, ne kemi arritur të përzgjedhim aktorët më të mirë, të cilët u përshtaten kraktereve të personazheve. Shumë shpejt do të kemi një projekt të përfunduar.

Kur e mora në dorë romanin “Perandorët”, e kuptova që bëhej fjalë për një arsenal të tërë ngjarjesh që zhvillohen sot në Shqipëri. Një panoramë që përbledh njëherazi botën e vlerave shpirtërore dhe ekstremin tjetër, atë të botës së krimit. Një realitet larg fetishizimeve, që të mban frymën deri në fund. Sigurojmë se do të jetë një projekt filmik dinjitoz. Ne kemi ndërtuar një skuadër Organizimin e vendxhirimeve Compania Filmike IFES ia ka besuar Studios, Naski Art, ndërsa pjesën e xhirimeve dhe montimit do ta kryejë, Dori Production, nga Zvicra“, – është shprehur regjisori Valton Jakupi. Nga ana tjetër, autorja e romanit, të njohur tanimë, për jehonën që ka patur në vend dhe Europë, Majlinda Nana Rama, ka vlerësuar lart përkushtimin profesional të kompanisë flimike International Film Europe Swiss. Ajo tregon se bashkëpunimi me ta ka nisur nga një bisedë krejt spontane me producentin e suksesshëm edhe si regjisor në Europë, Valton Jakupi.

“Kur doli në treg romani ‘Perandorët‘, disa nga kritikët letrarë dhe studiuesit, pos që e pritën mirë, duke e vënë theksin te struktura, dialogjet, vizatimi i personazheve apo tensioni emocional që përcillte, më çuan në mendje edhe faktin që ky subjekt do të ishte shumë mirë për një skenar filmi. Kjo më kish mbetur në mendje dhe në një bisedë me regjisorin Jakupi, ku folëm edhe për letërsinë, edhe për kinematografinë në përgjithësi, diskutuam edhe për projektin e fjalë. Pasi ramë dakord, regjisori nisi punën për tërealizuar skenarin e filmit dhe, të them të drejtën, më befasoi që e kish përshtatur aq mirë, duke i qëndruar përpikmërisht subjektit të romanit. Ndihem shumë mirë në këtë bashkëpunim, premiera të cilit do të jepet në Shqipëri, vend për të cilin edhe flet“, – është shprehur autorja e romanit.

Kompaninë filmike International Film Europe Swiss e udhëheq regjisori Valton Jakupi, dhe është e vetmja kompani që merret edhe me ndërmjetësimin e aktorëve europianë në Produksione Filmike Amerikane etj. International Film Europe Swiss ka realizuar me sukses disa produksione filmike, si: “Wer bist du“ (“Cili je ti?”), “Ushtari i Humbur“, (fitues i disa çmimeve ndërkombëtare), “Plumbi i Fundit”, “Romanca e Hidhur”, “Piktura e papërfunduara” etj.
Romani “Perandorët”

“Perandorët” është romani i parë i autores Majlinda Rama, që pason disa libra me poezi dhe prozë. Ky roman të ofron një realitet të frikshëm, një pamje makabre të krimit dhe të pasojave të tij në përditshmërinë tonë. Tristani, një djalë me prejardhje nga gjak fisnikësh, nuk i reziston dot krizës së përgjithshme morale e sociale që ka vendi dhe, sapo rritet, merr të gjitha tiparet e një superkrimineli, duke u bërë kështu një ndër më gjakpirësit e atij qyteti. Me rritjen e tij, rriten edhe përgjegjësitë për t’u bërë “ushtar” i bindur i “kapos”, i cili çdo ditë i mëson si të behët i paepur ndaj gjithçkaje. Ai mësohet të vrasë, të shfarrosë, të përdhunojë e të dhunojë në mes të ditës, të grabisë e zhvasë të varfrit, të uzurpojë e bastisë prona e territore, të batërdisë gjithë atë qytet. Ngjizja e tekstit vjen si rrëfim dhe dialog, strukturë dhe shprehësi, ku përplaset humania me çnjerëzoren, duke endur një libër me problematika shoqërore, të cilat zbulohen përmes toneve realiste dhe postmoderne, si dhe figurimit të karaktereve realiste, të cilat të grishin për ta lexuar romanin, si një grimcë tronditëse jetësore, që rroket dhe shqiptohet me anë të artit të fjalë./balkanweb/

Aksioni "Shteti i Serbisë në të gjitha fshatrat e Serbisë" përfshinë edhe Preshevën
Zvicër: Preshevari mbaron masterin në Univerzitetin eminent Evropian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration