Borrell: Morëm përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman
Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman.
Pas mbërritjes për samitin e G7-ës në Munster të Gjermanisë, ai ka thënë: “Kemi pranuar përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar ato”.
“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, le të themi, më normale, sepse në mënyrë që të dyja të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Borrelli, transmeton KlanKosova.
“Në ditët në vijim do të shohim se cila është përgjigja e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të jetë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, ka thënë Borrelli.