Presidenti  i Shqipërisë, Begaj takon përfaqësues politik dhe institucional nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës
Lokale

Presidenti i Shqipërisë, Begaj takon përfaqësues politik dhe institucional nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës

04.Nov.2022 17:04
0

Presidenti  i Shqipërisë, Bajram Begaj ka prtur në takim përfaqësues politik dhe institucional nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës.

Postimi i plotë në Facebook nga Presidenti, Bajram Begaj:

Pjekuria dhe serioziteti që shqiptarët dhe partitë politike të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës treguan për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë është për t’u përshëndetuar dhe vlerësuar.
 
Këtë konsideratë e ndava me një delegacion të Komunës së Preshevës gjatë një takimi të zhvilluar sot.
 
Vlerësoj frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, i cili solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Serbisë.
 
Rëndësia më madhore e momentit është bashkëpunimi rajonal në të gjitha aspektet, gjë që na garanton një realizim më të shpejtë të objektivave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e rajonit.
Borrell: Morëm përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman
Agim Haliti: Video spoti për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration