Borrell: Kurti e Vuçiqi janë pajtuar që s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për planin evropian
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencën pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se liderët e të dyja vendeve janë pajtuar që nuk duhen diskutime sa i përket planit evropian.
“Dy liderët e kanë diskutuar këtu së bashku për herë të parë. Kemi pasur tensione në formate të ndryshe. Liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme e gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiq e Kurti janë pajtuar që nuk do të duhet diskutime tjera për propozimin evropian”, ka theksuar Borrell.
Sipas tij ky propozim është mbi të gjitha për qytetarët e të dyja vendeve.
“Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Jo për BE-në por qytetarët e Kosovës e Serbisë. Njerëzit mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës e Serbisë duke përdorur pasaportat e veta të njohura. ID-të e targat. Njerëzit mund të studiojnë e punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre a ku i marrin mund të jetë çështje. Marrëveshja sjellë mundësi të reja ekonomike, duke rritur asistencën financiare, kooperim biznesi e investime të reja Kosovë e Serbi. Mundësi punësimi më të mirë. Pa burokraci të panevojshme, nënkupton më tepër tregti, pasi certifikatat eksport-import nuk do të jenë të nevojshme./ Për serbët në Kosovë më tepër siguri, qartësi e parashikueshmëri, kur vjen te mbrojtja e të drejtat në Kosovë, përfshirë edhe për Kishat Ortodokse serbe”, është shprehur Borrell.