Përfaqësues politik të Luginës në SHBA për t’i kërkuar të drejtat që kanë serbët në Kosovë
Lokale

Përfaqësues politik të Luginës në SHBA për t’i kërkuar të drejtat që kanë serbët në Kosovë

27.Feb.2023 20:43
0

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit janë duke qëndruar në SHBA, në përpjekje që çështja e tyre të përfshihet në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, për të cilën janë duke negociuar Kurti e Vuçiqi në Bruksel

Veprime të koordinuara me ato të Qeverisë së Kosovës kanë ndërmarrë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në kuadër të diskutimeve për marrëveshje finale me Serbinë.

Derisa kryeministri Kurti shkoi në Bruksel ku është paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes, ata të Luginës janë duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti i vetëm në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi si dhe këshilltarja e Kurtit për Luginën, Ardita Sinani, janë duke zhvilluar takime me përfaqësues të Senatit amerikan. 

Burime të ndryshme kanë thënë se, koordinimi mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Luginës konsiston në reciprocitet të kërkesave, përfshirë themelimin e një asociacioni edhe për shqiptarët. 

Lidhur me këto diskutime, “KOHA” nuk ka arritur të marrë një qëndrim të hënën nga përfaqësuesit e Luginës dhe Qeveria e Kosovës. 

Ragmi Mustafi ka shkruar në rrjetet sociale se me senatorët do të flasin për pozitën e vështirë të shqiptarëve në Serbi.

 

“Rrugës për kryeqendrën botërore të demokracisë. ‘Congressional Briefing’ për Luginën e Preshevës organizuar nga zyrat e senatorëve Joni Ernst dhe Gary Peters. Senatorët Ernst dhe Peters janë bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA. Një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës Pas një angazhimi të madh me Ligën Qytetare Shqiptaro - Amerikane të kryesuar nga Joe and Shirley DioGuardi për të raportuar pozitën e vështirë të komuniteti shqiptar dhe diskriminimin sistemik para Senatit në këto momente jashtëzakonshme për zhvillimet politike. Përfundimisht, pjesë e agjendës së Capitol Hill-it. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet”, ka shkruar Mustafi.

Me gjithë përpjekjet, Lugina nuk ia doli të përfshihej në tryezën e negociatave të Brukselit.

Analisti dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Bujanoci, Skender Saqipi, thotë se, në rrethanat aktuale politike, përfaqësuesit e Luginës janë vetëm spektatorë dhe prezantues të gjendjes së shqiptarëve.

“Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se pa normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë progres për shqiptarët në Luginë. Spektri politik shqiptar në Luginë të Preshevës në këto rrethana politike është spektator dhe prezantues i gjendjes por nuk ka kredibilitet të mjaftueshëm për të qenë pjesëmarrës aktiv ne planin për zgjidhjen e problemit shqiptar në këtë rajon”, është shprehur Saqipi.

Përfaqësuesit e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar reciprocitet me serbët në veriun e Kosovës. Por kërkesat e tyre deri tash nuk janë marrë parasysh nga Brukseli, që është duke e ndërmjetësuar procesin e dialogut./koha/

Takimi Kurti-Vuçiq nga i cili BE-ja pret pajtim për marrëveshjen bazë
Borrell: Kurti e Vuçiqi janë pajtuar që s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për planin evropian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration