Lokale
Bora në “bllokadë” së bashku me Drejtoratin për Ndërtim
Pas borës që ra mbrëmë në rajonin tonë rrugët lokale në komunë të Bujanoc kanë mbetur me borë dhe pa intervenim nga kontraktuesit për pastrimin e rrugëve.
Kësaj gjendje të krijuar i ka ndihmuar edhe bllokada në llogarinë bankare të Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc e cila njëherit ka kontraktuar edhe kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë komunë.
Andaj të gjithë ngasësit në rrugët e komunës së Bujnaocit nëse nuk kanë goma dimri duhet të kenë pajisjet dimërore (zinxhirët) për të qenë më të sigurt në udhëtim.
Për dallim nga rrugët lokale, ato rajonale të cilat mbahen nga kompanitë e kontraktuara nga ndërmarrje shtetërore, janë të hapura duke mos rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!